Një tërmet me magnitudë 5.9 ka goditur provincën Malatya në Turqinë lindore, sipas raportimeve nga autoriteti për fatkeqësitë dhe emergjencat, AFAD. Tërmeti, i cili ndodhi në orën 10:46 në lagjen Kale, u ndje edhe në krahinat përreth.
Qendra Sizmologjike Mesdhetare Evropiane e klasifikoi tërmetin me magnitudë 6.1 dhe thellësi 9 km nën tokë. Fatmirësisht, deri në këtë moment, nuk ka pasur raportime për dëme materiale apo viktima.
Ministria e Shëndetësisë njoftoi se ekipet e emergjencës, janë në terren duke kryer skanime dhe vlerësime të situatës.
Autoritetet vazhdojnë të monitorojnë situatën, ndërsa njerëzit kanë dalë jashtë nga frika.