Në orët e para të mëngjesit, një ngjarje tragjike ka ndodhur në Kamëz, ku një shtetas aksidentalisht ka përplasur nipin e tij 2-vjeçar ndërsa kryente manovrën mbrapa me automjetin. Aksidenti ka ndodhur në oborrin e banesës së tij.
Për pasojë, 2-vjeçari ka pësuar dëmtime fatale dhe ka ndërruar jetë. Grupi hetimor ka nisur menjëherë punën për të zbardhur rrethanat e këtij aksidenti të tmerrshëm dhe për të përcaktuar shkaqet e tij. Ngjarja ka lënë të tronditur familjen dhe komunitetin.
Njoftimi i policisë:
Kamëz/Informacion paraprak
Më datë 16.10.2024, rreth orës 08:15, shtetasi P. M., duke kryer manovrën mbrapa me automjet, në oborrin e banesës së tij, aksidentalisht ka përplasur nipin e tij 2 vjeç, i cili si pasojë e dëmtimeve të marra ka ndërruar jetë. Grupi hetimor vijon veprimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.