Gazetarët e JOQ News vizituan kohët e fundit Drilonin, dikur një nga pikat më piktoreske të Pogradecit.
Aty, në vend të skenave të njohura të grave lokale që shisnin produktet e tyre artizanale, tashmë janë vetëm makineri dhe punëtorë. Gratë e Drilonit, jashtë kamerave, shprehen se rikonstruksioni i ka lënë pa burimin kryesor të të ardhurave të tyre.

Punimet kanë sjellë jo vetëm shqetësime për humbjen e vendeve të punës, por edhe për dëmtimin e mjedisit me përdorimin e materialeve si çeliku dhe hekuri. Banorët e zonës ndihen të dorëzuar, duke besuar se ndryshimet e imponuara dëmtojnë atë që ishte një mrekulli natyrore.

Driloni sot, foto: JOQ News
Kritikat janë drejtuar drejt Fondacionit Amerikano-Shqiptar të Zhvillimit, të akuzuar nga opozita për veprime kontraverse. Krijuar nga Kongresi Amerikan për të rritur investimet strategjike në rajon dhe si program, transformimi AADF i tij në një OJQ ka ngjallur dyshime mbi interesat dhe përgjegjësitë.
Ndërkohë që punimet vazhdojnë pa një afat të qartë përfundimi, gratë që mbetën pa të ardhura nuk kanë marrë asnjë formë kompensimi apo mbështetje tjetër. E ardhmja e tyre mbetet pezull, ndërsa Driloni ndryshon para syve të tyre.
Më poshtë pamje nga punimet e Drilonit, ku gazetarët tanë vëzhguan shumë pak materiale durësore.


