Fondi i rritjes, kaq milionë euro supozohet t’i takojnë Kosovës

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 16.10.2024, 11:13

Pagesat e para nga Fondi i Rritjes së Bashkimit Evropian për Ballkanin Perëndimor, grante dhe kredi të buta, pritet të bëhen brenda këtij muaji, ka thënë Komisionari Evropian për Zgjerim dhe Fqinjësi, Oliver Varhelyi. Nga ky fond, pritet që Kosova të përfitojë rreth 880 milionë euro.

“Këto agjenda reformash janë miratuar nga Këshilli Evropian javën e kaluar. Kështu që në thelb parashikojmë që pagesat e para të lëvrohen brenda këtij muaji. Ky është plani. Kjo nënkupton edhe që koha në fakt po ecën që vendet të vazhdojnë reformat në mënyrë që të lëvrojmë dhe pagesat e mëtejshme”, tha ai.

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, konsideron se përfshirja e Kosovës në Fondin e Rritjes së BE-së, është një përparësi e madhe për vendin, në veçanti për bizneset të cilat do të kenë një mundësi për tregti më të lehtë.

“…Kosova përfiton shumë nga tregu i përbashkët rajonal sidomos mas samitit të Berlinit për arsye se do të hapet mundësia për bizneset kosovare që të kenë një çasje më të lehtë për dalje në tregjet rajonale se ky është një integrim rajonal që do ti paraprij integrimit në tregun e BE-së. Plani i veprimit që është nënshkru për tregun e përbashkët rajonal është mundësia ma e mirë për të eliminuar barrierat për të hyrë në tregun evropian…Do ta ndihmojnë shumë këto fonde. Kjo është e lidhur me planin zhvillimor…”, tha Rafuna.

Fondet nga tregu i përbashkët në një formë do të mund të ndihmojnë në rikuperimin e humbjeve që ka pësuar Kosova nga masat e BE-së, vlerëson kryetari i dhomës së Industrisë dhe Tregtisë, Skender Krasniqi.

“…urojmë që kjo marrëveshje e cila ende nuk është e specifikume detajisht te jetë efektive sidomos në rritjen e bashkëpunimit rajonal dhe mos të kemi pengesa sic kemi pasur deri më tash sidomos me Serbinë dhe me Bosnjën, ku bizneset kanë pasur shumë sfida, qoftë në tregun e lirë qoftë për të sjellë produktet e Evropës në Kosovë. Urojmë që këto të eliminohen sa ma shumë dhe të mos kemi probleme dhe sfidat që i kemi pasur deri tash. Jashtëzakonisht sidomos tu e marrë parasysh se jemi nën sanksione dhe kosova e bizneset kanë humbur dhe cdo e hyrë nga këto marrëveshje është ndihmë. Shpresojmë që kjo shumë të mos jetë e kushtëzuar nga marrëveshjet e tjera e Brukselit apo marrëveshjet që po kushtëzohen mga ana e bashkësisë ndërkombëtare dhe të futen në treg…”, tha ai.

Plani i ri i veprimit për tregun e përbashkët rajonal që u miratua në Samitin e Procesit të Berlinit, është pjesë integrale e Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Gent Sejko
    I pari në listë është Gent Sejko, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, i cili edhe pse e dinte për skemën zhvatëse të mikrokredive, nuk merrte masa, por “bashkëpunonte” me ta. Vetëvrasja e Pal Trashajt është edhe përgjegjësi e tij.
    Agron Gaxho
    Agron Gaxho, drejtori i spitalit në Elbasan, i cili shkarkoi nga puna një infermiere, me 34 vite punë, vetëm pse ajo denoncoi kushtet e këqija të spitalit në redaksinë e JOQ Albania. Vetëm një ditë pas denoncimit, Agron Gaxho firmosi lirimin e saj, me pretekstin se i ka prishur imazhin institucionit.
    Anastas Angjeli
    Anastas Angjeli, ish-ministri i cili po torturon shoferët shqiptarë, të cilët e kanë siguruar makinën me kompaninë e tij, “Ansig”. Shumë qytetarë e kanë denoncuar për mashtrime dhe zvarritje të procesit të dëmshpërblimit, madje kanë dyshime se kompania mund të ketë falimentuar fare pasi kanë mbi 1 vit që presin.
    Gjovalin Loka
    Gjovalin Loka, drejtori i policisë Korçë, i cili iu bënte presion dhe dhunonte fermerët që protestonin, duke urdhëruar efektivët e policisë, t’i shtynin sa më fort. Ai madje urdhëroi edhe gjobitjen e tyre, me vlera që shkonin deri në 1 milionë lekë. Nga pamjet u pa se si Gjovalini, kujdesej vetë që fermerët të mos ngrinin zërin, për hallin e tyre.
    Atdhe Islami
    Atdhe Islami, është pronari i një byrektoreje në Dhërmi, shpifës dhe abuzues i niveleve të larta. Përveçse i faturon pushuesit me çmime të larta në byrektoren e tij, por edhe shpif ndaj medias, JOQ, se e kanë shantazhuar dhe i kanë kërkuar lekë për publikimin e një fotoje.
    Ermal Dredha
    Ermal Dredha, kryebashkiaku i Vlorës, i cili duket se gjatë gjithë kohës është me pushime dhe ka harruar punët e qytetit. Zjarri në landfillin e mbeturinave, për të disatën herë në Vlorë, është përgjegjësi direkte e tij, pasi nuk mori masa paraprake dhe për disa ditë me radhë helmoi banorët dhe pushuesit.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit