Po çonte fëmijën në kopsht, qytetarin në Elbasan e ndjekin dhe sulmojnë qentë endacakë

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 16.10.2024, 09:33

Banorët e Elbasanit janë tepër të shqetësuar nga rritja e numrit të qenve endacakë në rrugët e qytetit pasi kjo po shkakton frikë dhe rrezik për të gjithë.

Një qytetar i cili sot u nis të çonte fëmijën në kopësht është sulmuar nga një grup qensh endacakë. Ai thotë se në "Rrugën Bardhi", qentë iu afruan për ta sulmuar, por zhurma e autobusit i trembi dhe disa prej tyre u larguan.

Teksa po ecte me biçikletë, atë e ndoqi një qen tjetër i cili e kafshoi edhe në këmbë. Pas kësaj ai është rrëzuar dhe është dëmtuar bashkë me fëmijën.

Pavarësisht nga incidenti, ai theksoi se situata po bëhet gjithnjë e më e rrezikshme dhe kërkoi ndërhyrjen e menjëhershme të Bashkisë për të siguruar një ambient më të sigurt dhe për të trajtuar këtë problem të vazhdueshëm me qentë endacakë.

Denoncimi i qytetarit:

Mirmengjes joq doja te denoncoja bashkin e Elbasanit per qent endacak qe kemi frik te kalojm ne rruge isha me biçikletë bashk me femijen e vogel duke e cuar ne kopesht dhe keto qent me kafshuan tek kemba isha afer autobuzit sepse po mos te ishte autobuzi ato do me hashi tek kemba shkaku ishte zhurma e autobuzit qe qent Rrishin larg po njeri prej tyre me hengri tek kemba Rruga Bardhi tek binjakët Faleminderit U rrezova dhe jam vrarë, fëmija esht gervishur tek duart po mir esht

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit