Fitorja e Kosovës, Kurti “selam” Rumanisë

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 16.10.2024, 09:00

Kryeministri Albin Kurti ndoqi nga afër ndeshjen e sotme mes Kosovës dhe Qipros, ku “Dardanët” shënuan fitore bindëse me rezultat 3:0.

Ndeshja e sotme i dha krenari Kurtit, i cili ka uruar të gjithë për fitoren.

Përmes një postimi në Facebook, Kurti thotë se tashmë jemi mbushur plot besim për ndeshjen ndaj Rumanisë, me këta të fundit që janë në krye të tabelës, me tri pikë më shumë se Kosova.

Kosovës i kanë ngelur edhe dy ndeshje jetike në kuadër të Ligës së Kombeve, një me Lituaninë e një me Rumaninë.

Ky është postimi i plotë i Kurtit:

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit