Shishja e parfumit që i mori jetën një gruaje përmbante helm sa për të vrarë mijëra njerëz

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 15.10.2024, 22:49

Një shishe parfumi, e mbushur me agjentin vdekjeprurës nervor 'Novichok', i mori jetën një gruaje në Britani dhe për pak sa nuk shkaktoi një masakër.

Dawn Sturgess, një 44-vjeçare nga Amesbury, përdori parfumin “Premier Jour” të Nina Ricci, të cilin e kishte gjetur të hedhur. Ajo e spërkati në kyçet e dorës, por nuk e dinte se shishja përmbante helm kimik, mjaftueshëm për të vrarë mijëra njerëz.

Vetëm disa orë më vonë, ajo dhe partneri i saj u sëmurën rëndë. Fatkeqësisht, Sturgess humbi jetën nga helmi, ndërsa partneri i saj mbijetoi. Ky incident tronditi jo vetëm komunitetin lokal, por mbarë Britaninë, duke ngjallur frikë për një kërcënim të fshehtë kimik në mes të një qyteti të zakonshëm.

Hetuesit zbuluan se shishja e parfumeve ishte e lidhur me helmimin famëkeq të ish-agjentit rus Sergei Skripal dhe vajzës së tij Yulia në Salisbury, një sulm që dyshohet se është orkestruar nga agjentët rusë. Skripal kishte shpëtuar pas një sulmi të ngjashëm, por për Sturgess-in tragjedia ishte fatale.

Çfarë është më e frikshme? Sasia e Novichok në shishen e gjetur nga Sturgess ishte aq e madhe sa mund të vriste mijëra njerëz, duke e bërë atë një bombë kimike sekrete. Tashmë, shumë pyetje mbi sigurinë kombëtare janë ngritur: A mund të ishte parandaluar ky sulm kimik në tokën britanike?

Avokati i familjes Sturgess, Michael Mansfield, akuzon autoritetet britanike për dështim në mbrojtjen e qytetarëve dhe kërkon përgjigje nëse ky sulm, që për pak nuk shkaktoi vdekjen e qindra të tjerëve, mund të ishte shmangur. Ai theksoi: "Publiku meriton të dijë nëse është bërë mjaftueshëm për të parandaluar një sulm me armë kimike që vuri në rrezik jetët e mijëra njerëzve."

Ndërkohë, rusët kanë mohuar çdo përfshirje në këtë sulm, megjithëse ekspertët dyshojnë se ky operacion është organizuar direkt nga Kremlini, me lejen e Vladimir Putin.

Kjo tragjedi ngre shumë pikëpyetje për sigurinë e qytetarëve dhe për rreziqet e armëve kimike që mund të jenë shumë afër nesh, pa e ditur.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Gent Sejko
    I pari në listë është Gent Sejko, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, i cili edhe pse e dinte për skemën zhvatëse të mikrokredive, nuk merrte masa, por “bashkëpunonte” me ta. Vetëvrasja e Pal Trashajt është edhe përgjegjësi e tij.
    Agron Gaxho
    Agron Gaxho, drejtori i spitalit në Elbasan, i cili shkarkoi nga puna një infermiere, me 34 vite punë, vetëm pse ajo denoncoi kushtet e këqija të spitalit në redaksinë e JOQ Albania. Vetëm një ditë pas denoncimit, Agron Gaxho firmosi lirimin e saj, me pretekstin se i ka prishur imazhin institucionit.
    Anastas Angjeli
    Anastas Angjeli, ish-ministri i cili po torturon shoferët shqiptarë, të cilët e kanë siguruar makinën me kompaninë e tij, “Ansig”. Shumë qytetarë e kanë denoncuar për mashtrime dhe zvarritje të procesit të dëmshpërblimit, madje kanë dyshime se kompania mund të ketë falimentuar fare pasi kanë mbi 1 vit që presin.
    Gjovalin Loka
    Gjovalin Loka, drejtori i policisë Korçë, i cili iu bënte presion dhe dhunonte fermerët që protestonin, duke urdhëruar efektivët e policisë, t’i shtynin sa më fort. Ai madje urdhëroi edhe gjobitjen e tyre, me vlera që shkonin deri në 1 milionë lekë. Nga pamjet u pa se si Gjovalini, kujdesej vetë që fermerët të mos ngrinin zërin, për hallin e tyre.
    Atdhe Islami
    Atdhe Islami, është pronari i një byrektoreje në Dhërmi, shpifës dhe abuzues i niveleve të larta. Përveçse i faturon pushuesit me çmime të larta në byrektoren e tij, por edhe shpif ndaj medias, JOQ, se e kanë shantazhuar dhe i kanë kërkuar lekë për publikimin e një fotoje.
    Ermal Dredha
    Ermal Dredha, kryebashkiaku i Vlorës, i cili duket se gjatë gjithë kohës është me pushime dhe ka harruar punët e qytetit. Zjarri në landfillin e mbeturinave, për të disatën herë në Vlorë, është përgjegjësi direkte e tij, pasi nuk mori masa paraprake dhe për disa ditë me radhë helmoi banorët dhe pushuesit.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit