Prek më shumë se 50% të njerëzve, si mund të trajtohet “Sindroma Rebeka”

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 15.10.2024, 21:13

Disa njerëz përjetojnë xhelozi ekstreme kur mendojnë për ish-partnerët e të dashurit ose të dashurës së tyre. Kjo njihet ndryshe si “Sindroma Rebeka” ose xhelozia retroaktive, e cila shpesh bëhet e pashpjegueshme dhe e panevojshme, duke ndikuar negativisht në marrëdhënie.

Çfarë është Sindroma Rebecca? Emri i kësaj sindrome vjen nga një roman i vitit 1938, ku protagonistja nuk mund të përballojë kujtimin e ish-bashkëshortes së burrit të saj. Njësoj si në roman, kjo sindromë ndodh kur njerëzit ndihen të kërcënuar nga e shkuara e partnerit të tyre, edhe nëse kjo xhelozi nuk ka arsye logjike.

Studimet tregojnë se rreth 66% e personave në marrëdhënie kanë kërkuar informacione për ish-ët e partnerit/partneres të tyre aktual. Psikologët e lidhin këtë sjellje me pasiguritë personale dhe me ndikimin e rrjeteve sociale, të cilat lehtësojnë aksesin në jetën e kaluar të partnerit.

Si mund të përballohet? Ekspertët këshillojnë që mos të kërkoni detaje për ish-partnerët dhe të shmangni rrjetet sociale nëse ndiheni të prekur nga kjo xhelozi. Vetë-monitorimi dhe përballja me këto ndjenja në mënyrë të pjekur është esenciale për të mbajtur marrëdhëniet të shëndetshme. Në rastet më të vështira, terapia njohëse e sjelljes (CBT) dhe ndihma profesionale mund të jenë zgjidhje efektive.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit