Të rinjtë nuk duan të bëhen prindër, shkaktar kryesor janë financat

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 15.10.2024, 20:36

Një sondazh nga MassMutual zbuloi se 23% e brezit të Mijëvjeçarëve (millennials) dhe brezit Gjen Z në SHBA nuk planifikojnë të bëjnë fëmijë për arsye financiare. Po ashtu, 31% e tyre përmendën edhe situatën politike dhe sociale si arsye për të mos sjellë në jetë një fëmijë, duke sjell një rënie me 23% mes viteve 2007 dhe 2022.

Të pasurit prioritet stabilitetin financiar është një trend në rritje tek të rinjtë, të cilët përmendin dëshirën për liri financiare si arsye të rëndësishme për të mos pasur fëmijë.

Rreth 47% e të rriturve nën 50 vjeç pa fëmijë nuk planifikojnë të bëhen prindër, kjo si pasojë e kostos së nevojshme për rritjen e fëmijës.

Ky sondazh pasqyron stresin financiar të brezave të rinj dhe rënien e dëshirës për t’u bërë prindër. Rënia e normës së lindjeve po vazhdon, duke u ndikuar nga kostoja e lartë e jetesës dhe pasiguria sociale.

Trendi reflekton një zhvendosje drejt sigurimit të pavarësisë financiare mbi rolin tradicional të prindërimit. Ndikimi i rënies së lindjeve në të ardhmen e ekonomisë dhe strukturës sociale po bëhet shqetësues. Këto tendenca nënvizojnë nevojën për politika që mbështesin familjet dhe sigurinë financiare.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit