Në rreth 30 qendra estetike në kryeqytet janë zbuluar sasi të mëdha botoksi kontrabandë. Këto produkte, të cilat kanë hyrë në vend pa ndjekur procedurat ligjore, anashkalojnë doganat dhe kontrollet shëndetësore të nevojshme.
Botoxi kontrabandë është tejet i rrezikshëm, pasi produktet e paligjshme mund të jenë të falsifikuara ose të një cilësie të dobët, duke mos kaluar testet e sigurisë dhe standardet që kërkohen për tregun zyrtar. Kjo rrit ndjeshëm rrezikun për konsumatorët që mund të përdorin këto produkte, pasi efektet e tyre mund të jenë të paparashikueshme dhe të rrezikshme për shëndetin.
Nuk dihet ende kush janë personat përgjegjës për futjen e produkteve të paligjshme në treg dhe pritet të ndërmerren masa ligjore ndaj qendrave estetike që janë përfshirë në këtë aktivitet.