‘Hodhi në kosh” mbi £400 milionë Bitcoin, padit Bashkinë që s’e lejon të gërmojë në landfill

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 15.10.2024, 20:39

Një 39-vjeçar britanik që aksidentalisht hodhi në plehra disa vite më parë një hard disk me 8000 Bitcoin, vlera e të cilëve sot shkon rreth 400 milionë paund, ka vendosur të padisë këshillin bashkiak të qytetit ku jeton.

Bëhet fjalë për James Howells, i cili pretendon se e ka "identifikuar" vendin e saktë ku hard disku i tij ndodhet në një landfill në Newport, por këshilli i qytetit ka refuzuar vazhdimisht kërkesat e tij për të gërmuar për shkak të ndikimit mjedisor.

James fillimisht e hodhi aksidentalisht hard diskun në një qese të zezë gjatë një pastrimi në zyrë, e cila më pas u hodh në koshin e plehrave nga partnerja e tij që mendoi se ishin mbeturina që duheshin hedhur.

Që atëherë, ai ka kërkuar që këshilli të lejojë kërkimet, por autoritetet kanë refuzuar. I mbështetur nga investitorë të pasur, ai ka ngritur një padi kundër tyre për të rikuperuar 'pasurinë e humbur'.

Këshilli i Newport ka deklaruar se gërmimet nuk janë të mundshme për shkak të lejes së tyre mjedisore dhe ndikimit negativ që kjo mund të ketë në zonën përreth. Ata po rezistojnë fuqishëm ndaj kërkesës së Howells, duke e quajtur atë një 'pretendim të dobët'.

Ndërkohë, James është i gatshëm ta çojë çështjen deri në gjykatën e lartë dhe të vazhdojë përpjekjet për të rikuperuar Bitcoin-ët e humbur.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit