Pas maleve e fushave, Rama nxjerr “në shitje” dhe 4 milionë m2 det

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 15.10.2024, 19:18

Shqipëria po kalon në një fazë të re privatizimi, ku burimet natyrore si malet, kodrat, fushat dhe bregdeti po i ofrohen privatëve. Qeveria e Edi Ramës, duke u mbështetur në ligje dhe vendime të ndryshme, ka ndarë miliona metra katrorë prona për individë që shpesh kanë lidhje me politikën ose një të kaluar të dyshimtë. Tani, Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural ka shpallur ankande për qira të detit, duke ofruar një sipërfaqe prej 401.2 hektarësh në detin Jon dhe Adriatik.

Arsyetimi i qeverisë është se këto sipërfaqe do të përdoren për akuakulturë dhe peshkim, por shqetësimet për ndikimin negativ që mund të ketë ky proces në ekosistemet detarë dhe turizmin janë të shumta. Shumë ekspertë dhe grupime të interesit kanë shprehur dyshime mbi mungesën e konsultimeve paraprake, duke theksuar se vendimet për dhënien e këtyre pronave janë të shpejta dhe të dyshimta.

Përveç Vlorës, gjithashtu janë planifikuar privatizime në Lezhë, ku Ministria ka shpallur një konkurrim publik për rritjen e midhjesh në një sipërfaqe prej 125 hektarësh. Projekti duhet të përfundojë brenda tre vjetëve nga nënshkrimi i kontratave përkatëse, duke i dhënë mundësi privatëve të menaxhojnë burime të rëndësishme detare.

Kjo nismë, së bashku me veprimet e tjera të Ramës, ngre pyetje të shumta mbi politikën e menaxhimit të burimeve natyrore dhe mbrojtjen e ambientit në Shqipëri, duke sugjeruar se qeveria e tij është në një proces të shpejtë privatizimi të të gjitha pronave publike.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit