Vrasja e 15-vjeçarit në Shkodër, psikologia: shkaku kryesor mungesa e dashurisë

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 15.10.2024, 18:54

Autori i vrasjes së 15-vjeçarit në Shkodër, Klodian Kolbuçi, deklaroi se Emiljano Gjoni e goditi i pari me thikë, dhe ai reagoi për vetëmbrojtje. Dy të miturit ishin nxënës në shkollën e mesme profesionale “Hamdi Bushati”. Kolbuçi pretendon se nuk synonte ta vriste Gjonin.

Psikologia Antonjeta Pero theksoi se një nga arsyet kryesore të këtyre konflikteve është mungesa e dashurisë, e cila fillon që nga familja dhe strukturat arsimore. Sipas saj, mungesa e angazhimit të të rinjve në sporte dhe arte i bën ata të dëmshëm për veten dhe të tjerët. Ajo kritikoi faktin se shumë aktivitete rekreative sot kryhen vetëm me pagesë, gjë që i përjashton shumë të rinj.

“Është ngjarje e paprecedentë, por unë konstatoj prej vitesh që punoj që tek ne mungon dashuria, që duhet konceptuar që në gjenezë nga prindërit, personeli i arsimit. Po pak e kemi këtë nocion dhe ky është rezultati; mungesa e dashurisë. Të jesh 15 vjeç dhe të pajisesh me thikë për të vrarë shokun ka shumë të meta."

Sipas Peros, të rinjtë kanë energji të madhe, por mungesa e mbështetjes i bën të kalojnë në konflikte të dhunshme. Ajo sugjeron që strukturat shtetërore duhet të krijojnë më shumë mundësi për aktivitet fizik dhe krijues për këtë grupmoshë.

Një problem tjetër i theksuar është ndikimi negativ i rrjeteve sociale dhe përdorimi i tepërt i celularit, që çon në mungesë të komunikimit real dhe menaxhimit të emocioneve. Përplasjet shpesh zhvillohen jashtë shkollës, duke e vështirësuar ndërhyrjen parandaluese.

“Rrjetet sociale patjetër që ndikojnë shumë se këta gjithë ditën janë me telefon në dorë dhe janë të gatshëm të konfliktohen dhe pasojat nuk i mendojë më gjatë as për veten, as familjen se nuk kanë kapacitete për të menaxhuar forcat që kanë. Këta nuk e zhvillojnë konfliktin në shkollë po jashtë saj. Psikologu është në çdo shkollë, por ata duan vetë t’i zhvillojnë këto konflikte. Është ndërprerë komunikimi mes shokëve”.

Pero nënvizoi se edhe pse në shkolla ka psikologë, nxënësit kanë nevojë që këta profesionistë të jenë të besueshëm për t'u hapur me ta. Ajo shtoi se psikologu mund të shpëtojë jetë vetëm nëse arrin të krijojë një raport besimi me fëmijët. Për ta bërë këtë, psikologët duhet të sigurojnë konfidencialitetin dhe mbështetjen e duhur për problemet që adoleshentët përjetojnë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Gent Sejko
    I pari në listë është Gent Sejko, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, i cili edhe pse e dinte për skemën zhvatëse të mikrokredive, nuk merrte masa, por “bashkëpunonte” me ta. Vetëvrasja e Pal Trashajt është edhe përgjegjësi e tij.
    Agron Gaxho
    Agron Gaxho, drejtori i spitalit në Elbasan, i cili shkarkoi nga puna një infermiere, me 34 vite punë, vetëm pse ajo denoncoi kushtet e këqija të spitalit në redaksinë e JOQ Albania. Vetëm një ditë pas denoncimit, Agron Gaxho firmosi lirimin e saj, me pretekstin se i ka prishur imazhin institucionit.
    Anastas Angjeli
    Anastas Angjeli, ish-ministri i cili po torturon shoferët shqiptarë, të cilët e kanë siguruar makinën me kompaninë e tij, “Ansig”. Shumë qytetarë e kanë denoncuar për mashtrime dhe zvarritje të procesit të dëmshpërblimit, madje kanë dyshime se kompania mund të ketë falimentuar fare pasi kanë mbi 1 vit që presin.
    Gjovalin Loka
    Gjovalin Loka, drejtori i policisë Korçë, i cili iu bënte presion dhe dhunonte fermerët që protestonin, duke urdhëruar efektivët e policisë, t’i shtynin sa më fort. Ai madje urdhëroi edhe gjobitjen e tyre, me vlera që shkonin deri në 1 milionë lekë. Nga pamjet u pa se si Gjovalini, kujdesej vetë që fermerët të mos ngrinin zërin, për hallin e tyre.
    Atdhe Islami
    Atdhe Islami, është pronari i një byrektoreje në Dhërmi, shpifës dhe abuzues i niveleve të larta. Përveçse i faturon pushuesit me çmime të larta në byrektoren e tij, por edhe shpif ndaj medias, JOQ, se e kanë shantazhuar dhe i kanë kërkuar lekë për publikimin e një fotoje.
    Ermal Dredha
    Ermal Dredha, kryebashkiaku i Vlorës, i cili duket se gjatë gjithë kohës është me pushime dhe ka harruar punët e qytetit. Zjarri në landfillin e mbeturinave, për të disatën herë në Vlorë, është përgjegjësi direkte e tij, pasi nuk mori masa paraprake dhe për disa ditë me radhë helmoi banorët dhe pushuesit.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit