Në vitin 1993, jeta e John Bobbitt ndryshoi përgjithmonë pasi gruaja e tij, Lorena, i preu penisin me një thikë kuzhine ndërsa ai flinte. Ngjarja shokoi publikun dhe u përhap me shpejtësi në mediat ndërkombëtare.
Lorena pretendoi se veprimi ishte rezultat i viteve të abuzimit dhe dhunës seksuale nga ana e tij. Ajo u mbrojt sikur vuante me çmenduri të përkohshme dhe nuk u dënua me burg. Bobbitt, pas një operacioni nëntë orësh për të rilidhur organin, vendosi të bëhej aktor në industrinë e filmave me pullë të kuqe, për të provuar se penisi i tij funksiononte normalisht. Ai u shfaq në filmin "John Wayne Bobbitt: Uncut", të drejtuar nga Ron Jeremy, një emër i njohur në këtë industri.
Filmi u realizua pasi Bobbitt dhe Jeremy u takuan në një festë, dhe për Bobbitt, ky ishte një moment për të treguar se ai mund të vazhdonte jetën pas incidentit të famshëm. Përmes këtij filmi, ai kërkoi të vërtetonte që trupi i tij kishte shëruar plotësisht pas asaj që ndodhi. Rasti i tyre mbetet një nga ngjarjet më të bujshme dhe tronditëse të viteve '90.
FACT CHECK:
Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
Gent Sejko
I pari në listë është Gent Sejko, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, i cili edhe pse e dinte për skemën zhvatëse të mikrokredive, nuk merrte masa, por “bashkëpunonte” me ta. Vetëvrasja e Pal Trashajt është edhe përgjegjësi e tij.
Agron Gaxho
Agron Gaxho, drejtori i spitalit në Elbasan, i cili shkarkoi nga puna një infermiere, me 34 vite punë, vetëm pse ajo denoncoi kushtet e këqija të spitalit në redaksinë e JOQ Albania. Vetëm një ditë pas denoncimit, Agron Gaxho firmosi lirimin e saj, me pretekstin se i ka prishur imazhin institucionit.
Anastas Angjeli
Anastas Angjeli, ish-ministri i cili po torturon shoferët shqiptarë, të cilët e kanë siguruar makinën me kompaninë e tij, “Ansig”. Shumë qytetarë e kanë denoncuar për mashtrime dhe zvarritje të procesit të dëmshpërblimit, madje kanë dyshime se kompania mund të ketë falimentuar fare pasi kanë mbi 1 vit që presin.
Gjovalin Loka
Gjovalin Loka, drejtori i policisë Korçë, i cili iu bënte presion dhe dhunonte fermerët që protestonin, duke urdhëruar efektivët e policisë, t’i shtynin sa më fort. Ai madje urdhëroi edhe gjobitjen e tyre, me vlera që shkonin deri në 1 milionë lekë. Nga pamjet u pa se si Gjovalini, kujdesej vetë që fermerët të mos ngrinin zërin, për hallin e tyre.
Atdhe Islami
Atdhe Islami, është pronari i një byrektoreje në Dhërmi, shpifës dhe abuzues i niveleve të larta. Përveçse i faturon pushuesit me çmime të larta në byrektoren e tij, por edhe shpif ndaj medias, JOQ, se e kanë shantazhuar dhe i kanë kërkuar lekë për publikimin e një fotoje.
Ermal Dredha
Ermal Dredha, kryebashkiaku i Vlorës, i cili duket se gjatë gjithë kohës është me pushime dhe ka harruar punët e qytetit. Zjarri në landfillin e mbeturinave, për të disatën herë në Vlorë, është përgjegjësi direkte e tij, pasi nuk mori masa paraprake dhe për disa ditë me radhë helmoi banorët dhe pushuesit.