Një incident tronditës është shënuar në Qytetin Studenti, ku një punonjës i Gardës së Republikës së Shqipërisë, ka tentuar të kryejë vetëvrasje me armën e shërbimit. Ngjarja, sipas informacioneve paraprake, është regjistruar në banesën e tij.
Gardisti Henri Haxhiaj i cili ka mbetur i plagosur, është transportuar me urgjencë në spital për ndihmë mjekësore. Ende nuk dihen shkaqet që e çuan Haxhiajn ne kete veprim ekstrem.
Familjarët e tij kanë informuar policinë se i riu vuante nga depresioni, por nuk është konfirmuar nëse ka qenë me trajtim mjekësor.