Shqiptarja ‘ndez’ Gjermaninë: “Nuk lejohen burra në kafenenë time”

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 15.10.2024, 11:42

Sumeja Zumberi, një 18-vjeçare nga Kosova, ka realizuar ëndrrën e saj duke hapur kafenenë e saj në Bremen, Gjermani e cila është e para vetëm për femra në këtë qytet.

Ajo ka krijuar një hapësirë ku burrat nuk lejohen të qëndrojnë, me qëllimin që të ofrojë një ambient më të rehatshëm për gratë, veçanërisht ato që kanë pasur përvoja të këqija ose nënat me fëmijë.

"Jam e sigurt që gratë ndihen më rehat këtu se kudo tjetër. Sidomos ato që kanë pasur tashmë përvoja të këqija dhe nënat që ushqejnë me gji fëmijët ose që vijnë me fëmijë, do të gjejnë një vend të sigurt. Këtu burrat lejohen të blejnë një akullore në banak, por nuk lejohen të qëndrojnë."

Studentja mbështetet nga familja e saj, e cila prej 30 vitesh jeton në Gjermani. Zumberi:

“Ne jemi shqiptarë nga Kosova për financat dhe sigurimet kujdeset babai, ndërsa në lokal më ndihmon nëna".

Kafenetë e tjera në lagjen Gröpelingen janë të mbipopulluara me burra, dhe Sumeja ka vendosur të ndryshojë këtë situatë. Që nga hapja e saj gjashtë javë më parë, ajo ka marrë shumë reagime, kryesisht pozitive, duke ndihmuar gratë të ndihen më të sigurta dhe të patrazuara. Megjithatë, koncepti i saj ka shkaktuar debate të forta te gjermanët dhe në internet. Disa njerëz e quajnë këtë një përjashtim të padrejtë , ndërsa të tjerë e mbështesin si një hapësirë të nevojshme për gratë.

Sumeja e sheh kafenenë e saj si një vend ku gratë mund të shkëmbejnë ide dhe të ndihen rehat, duke theksuar se kjo ndihmon në krijimin e një ambienti të sigurt për to.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Gent Sejko
    I pari në listë është Gent Sejko, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, i cili edhe pse e dinte për skemën zhvatëse të mikrokredive, nuk merrte masa, por “bashkëpunonte” me ta. Vetëvrasja e Pal Trashajt është edhe përgjegjësi e tij.
    Agron Gaxho
    Agron Gaxho, drejtori i spitalit në Elbasan, i cili shkarkoi nga puna një infermiere, me 34 vite punë, vetëm pse ajo denoncoi kushtet e këqija të spitalit në redaksinë e JOQ Albania. Vetëm një ditë pas denoncimit, Agron Gaxho firmosi lirimin e saj, me pretekstin se i ka prishur imazhin institucionit.
    Anastas Angjeli
    Anastas Angjeli, ish-ministri i cili po torturon shoferët shqiptarë, të cilët e kanë siguruar makinën me kompaninë e tij, “Ansig”. Shumë qytetarë e kanë denoncuar për mashtrime dhe zvarritje të procesit të dëmshpërblimit, madje kanë dyshime se kompania mund të ketë falimentuar fare pasi kanë mbi 1 vit që presin.
    Gjovalin Loka
    Gjovalin Loka, drejtori i policisë Korçë, i cili iu bënte presion dhe dhunonte fermerët që protestonin, duke urdhëruar efektivët e policisë, t’i shtynin sa më fort. Ai madje urdhëroi edhe gjobitjen e tyre, me vlera që shkonin deri në 1 milionë lekë. Nga pamjet u pa se si Gjovalini, kujdesej vetë që fermerët të mos ngrinin zërin, për hallin e tyre.
    Atdhe Islami
    Atdhe Islami, është pronari i një byrektoreje në Dhërmi, shpifës dhe abuzues i niveleve të larta. Përveçse i faturon pushuesit me çmime të larta në byrektoren e tij, por edhe shpif ndaj medias, JOQ, se e kanë shantazhuar dhe i kanë kërkuar lekë për publikimin e një fotoje.
    Ermal Dredha
    Ermal Dredha, kryebashkiaku i Vlorës, i cili duket se gjatë gjithë kohës është me pushime dhe ka harruar punët e qytetit. Zjarri në landfillin e mbeturinave, për të disatën herë në Vlorë, është përgjegjësi direkte e tij, pasi nuk mori masa paraprake dhe për disa ditë me radhë helmoi banorët dhe pushuesit.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit