Prokuroria e Tiranës ka përfunduar sot konkluzionet për skandalin e korrupsionit gjatë pandemisë COVID-19, që përfshinte bluzat e bardha.
Organi akuzës ka kërkuar dënimin e Tire Alldervishit me 7 vite burg për "mashtrim" të kryer në bashkëpunim dhe për pasoja të rënda.
Për infermieret Mira Bushi, Sheqerije Koçi, Sidorela Çela, Erjola Jazxhi, Gylbra Halilaj dhe Rukije Hoxhaj, prokuroria ka kërkuar nga 6 vite burg për akuzat e mashtrimit dhe shpërdorimit të detyrës.
Skandali, i njohur si "Tire", u publikua për herë të parë dy vite më parë në një emision investigativ dhe u zbulua përmes video-përgjimeve. Në video, Alldervishi u prezantua si infermiere dhe i kërkoi para familjarëve të pacientëve në spitalin Shefqet Ndroqi, duke premtuar shërbime që nuk i ofroi. Ajo arriti të zhvasë rreth 8 milionë lekë nga një vajzë, e cila i besoi se do të kujdesej për nënën e saj me COVID-19, e cila më pas vdiq.
Procesi gjyqësor është zhvilluar me gjykim të zakonshëm dhe pritet një verdikt nga gjykata pas konkluzioneve të palës së mbrojtjes.
FACT CHECK:
Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
Gent Sejko
I pari në listë është Gent Sejko, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, i cili edhe pse e dinte për skemën zhvatëse të mikrokredive, nuk merrte masa, por “bashkëpunonte” me ta. Vetëvrasja e Pal Trashajt është edhe përgjegjësi e tij.
Agron Gaxho
Agron Gaxho, drejtori i spitalit në Elbasan, i cili shkarkoi nga puna një infermiere, me 34 vite punë, vetëm pse ajo denoncoi kushtet e këqija të spitalit në redaksinë e JOQ Albania. Vetëm një ditë pas denoncimit, Agron Gaxho firmosi lirimin e saj, me pretekstin se i ka prishur imazhin institucionit.
Anastas Angjeli
Anastas Angjeli, ish-ministri i cili po torturon shoferët shqiptarë, të cilët e kanë siguruar makinën me kompaninë e tij, “Ansig”. Shumë qytetarë e kanë denoncuar për mashtrime dhe zvarritje të procesit të dëmshpërblimit, madje kanë dyshime se kompania mund të ketë falimentuar fare pasi kanë mbi 1 vit që presin.
Gjovalin Loka
Gjovalin Loka, drejtori i policisë Korçë, i cili iu bënte presion dhe dhunonte fermerët që protestonin, duke urdhëruar efektivët e policisë, t’i shtynin sa më fort. Ai madje urdhëroi edhe gjobitjen e tyre, me vlera që shkonin deri në 1 milionë lekë. Nga pamjet u pa se si Gjovalini, kujdesej vetë që fermerët të mos ngrinin zërin, për hallin e tyre.
Atdhe Islami
Atdhe Islami, është pronari i një byrektoreje në Dhërmi, shpifës dhe abuzues i niveleve të larta. Përveçse i faturon pushuesit me çmime të larta në byrektoren e tij, por edhe shpif ndaj medias, JOQ, se e kanë shantazhuar dhe i kanë kërkuar lekë për publikimin e një fotoje.
Ermal Dredha
Ermal Dredha, kryebashkiaku i Vlorës, i cili duket se gjatë gjithë kohës është me pushime dhe ka harruar punët e qytetit. Zjarri në landfillin e mbeturinave, për të disatën herë në Vlorë, është përgjegjësi direkte e tij, pasi nuk mori masa paraprake dhe për disa ditë me radhë helmoi banorët dhe pushuesit.