Afrim Qëndro shpërblehet me dy kulla 21 dhe 22 katëshe në Vlorë

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 15.10.2024, 19:59

Prefekti i Qarkut Tiranë, Afrim Qëndro, është shpërblyer së fundmi me një projekt madhor. Leja e zhvillimit për ndërtimin e kompleksit "Luzaj Tower", që përfshin dy kulla prej 21 dhe 22 katësh, është dhënë për shoqërinë "Eral Construction" sh.p.k., e cila është në pronësi të të afërmve të tij, Gramoz Qëndro dhe Ervin Qëndro, të cilët zotërojnë nga 50% të aksioneve secili. Kompleksi "Luzaj Tower" përfshin një kombinim të hoteleve dhe apartamenteve rezidenciale me vendndodhje strategjike.

Afrim Qëndro ka një histori të gjatë në sektorin publik dhe privat. Qëndro ka mbajtur pozicione të rëndësishme në administratë dhe është përfshirë në disa projekte të diskutueshme për shkak të dyshimeve për keqpërdorim fondesh.

Kompanitë e lidhura me Afrim Qendron, sidomos "Eral Construction" sh.p.k, ka marrë tendera pa fund nga administrata rilindase, në vlera të frikshme. Por pavarësisht dyshimeve dhe akuzave për përvetësim fondesh, duket se Afrim Qendro vazhdon i qetë të marrë përfitime të njëpasnjëshme nga pushteti. Në fakt duket se qeveria i ka bërë dhuartën e radhës duke i dhënë leje për ndërtimin e dy super kullave në një nga zonat më strategjike të Vlorës.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit