Nga pëlqimet e statuseve te “chatbot”-i, “WhatsApp”-i vjen me risi

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 14.10.2024, 20:00

"WhatsApp" vazhdon të përmirësohet për të rritur ndërveprimin midis përdoruesve, nëpërmjet risive të fundit, si për shembull, mundësia për të bërë “Like” nëpër statuse, të cilat shfaqen vetëm në listën e shikimeve.

Gjithashtu, përdoruesit mund të përmendin deri në pesë kontakte në një status, pa u shfaqur emrat e tyre për të tjerët dhe ata që janë përmendur marrin njoftim për këtë.

Për video-calls, "WhatsApp" ka lançuar 10 filtra dhe 10 sfonde të reja për t’i bërë thirrjet më argëtuese. Përdoruesit mund t'i aksesojnë këto efekte duke prekur ikonën e efekteve në këndin e sipërm, në të djathtë të ekranit. Gjithashtu, ka opsione për përmirësimin e pamjes dhe ndriçimit, duke ofruar më shumë komoditet.

Një risi tjetër është integrimi i asistentit AI të Microsoft, Copilot, në "WhatsApp". Ky chatbot është i ngjashëm me ChatGPT dhe mund t'i përgjigjet pyetjeve, të shkruajë tekste, të bëjë përmbledhje dhe përkthime, si dhe të krijojë imazhe nga mesazhe të thjeshta. Përdoruesit mund ta aksesojnë Copilot duke skanuar kodin QR nga faqja zyrtare e "WhatsApp". Pas pranimit të kushteve të shërbimit, ata mund të fillojnë bisedën me asistentin virtual.

"WhatsApp", gjithashtu po teston një veçori të re të privatësisë për të menaxhuar sinkronizimin e kontakteve, e cila është e disponueshme në versionin më të fundit beta për Android. Kjo veçori u jep përdoruesve më shumë kontroll mbi përvojën e tyre të sinkronizimit të kontakteve.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Gent Sejko
    I pari në listë është Gent Sejko, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, i cili edhe pse e dinte për skemën zhvatëse të mikrokredive, nuk merrte masa, por “bashkëpunonte” me ta. Vetëvrasja e Pal Trashajt është edhe përgjegjësi e tij.
    Agron Gaxho
    Agron Gaxho, drejtori i spitalit në Elbasan, i cili shkarkoi nga puna një infermiere, me 34 vite punë, vetëm pse ajo denoncoi kushtet e këqija të spitalit në redaksinë e JOQ Albania. Vetëm një ditë pas denoncimit, Agron Gaxho firmosi lirimin e saj, me pretekstin se i ka prishur imazhin institucionit.
    Anastas Angjeli
    Anastas Angjeli, ish-ministri i cili po torturon shoferët shqiptarë, të cilët e kanë siguruar makinën me kompaninë e tij, “Ansig”. Shumë qytetarë e kanë denoncuar për mashtrime dhe zvarritje të procesit të dëmshpërblimit, madje kanë dyshime se kompania mund të ketë falimentuar fare pasi kanë mbi 1 vit që presin.
    Gjovalin Loka
    Gjovalin Loka, drejtori i policisë Korçë, i cili iu bënte presion dhe dhunonte fermerët që protestonin, duke urdhëruar efektivët e policisë, t’i shtynin sa më fort. Ai madje urdhëroi edhe gjobitjen e tyre, me vlera që shkonin deri në 1 milionë lekë. Nga pamjet u pa se si Gjovalini, kujdesej vetë që fermerët të mos ngrinin zërin, për hallin e tyre.
    Atdhe Islami
    Atdhe Islami, është pronari i një byrektoreje në Dhërmi, shpifës dhe abuzues i niveleve të larta. Përveçse i faturon pushuesit me çmime të larta në byrektoren e tij, por edhe shpif ndaj medias, JOQ, se e kanë shantazhuar dhe i kanë kërkuar lekë për publikimin e një fotoje.
    Ermal Dredha
    Ermal Dredha, kryebashkiaku i Vlorës, i cili duket se gjatë gjithë kohës është me pushime dhe ka harruar punët e qytetit. Zjarri në landfillin e mbeturinave, për të disatën herë në Vlorë, është përgjegjësi direkte e tij, pasi nuk mori masa paraprake dhe për disa ditë me radhë helmoi banorët dhe pushuesit.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit