Një ngjarje e rëndë ndodhi në Fier, ku Ilir Nukaj, 47 vjeç, dhunoi dy të moshuar, çiftin Rustemi, në Povelçë.
Nukaj, i cili sapo kishte dalë nga burgu për tentativë vrasjeje, nuk ka dhënë shpjegime për sulmin.
Motivi paraprak i ngjarjes mendohet të jetë gjendja e dehur e tij dhe refuzimi i 80-vjeçarit Namik Rustemi për t’i shitur birra.
Çifti përpiqej të mbijetonte me të ardhurat e dyqanit të tyre, i cili ndodhej pranë shtëpisë.
Familjarët e viktimave thanë se nuk kishin konflikte me agresorin, ndonëse ai ishte i njohur për sjellje problematike.
Nusja e djalit tha se u njoftuan për ngjarjen ndërsa ishin në punë dhe shtoi se Nukaj nuk kishte arsye të qarta për sulmin.
“Ne ishim në punë dhe na morën në telefon. Na thanë se e ka shtypur makina, na e thanë për të mos u tronditur më shumë. Erdhëm menjëherë nga puna këtu dhe e gjetëm dhe na thanë se e ka goditur një person. Për motivin nuk e di, sepse vjehrra ishte kur ndodhi ngjarja. Thoshin se ishte i pirë, ishte i dehur.
Ai ka pasur, ka qenë problematik thonë, por me këta pleqtë (vjehrrin dhe vjehrrën) jo. Po ç’e shtyti që vajti te pleqëria thoj. Ata ishin në punë të tyre, në hall të tyre. Të dy punonin te dyqani, djalin tjetër e kishin në emigrim, ne jemi të ndarë në shtëpitë tona. Kanë 3 çuna dhe një çupë.”
Banorët e zonës janë tronditur nga kjo ngjarje, dhe një fqinjë dëshmoi se dëgjoi britma dhe pa të moshuarin të shtrirë.
“Unë jam fqinje e tyre. Pashë vetëm atë (burrin) e shtrirë. Dëgjova vetëm atë (gruan) që po bërtiste. Ai ishte më rëndë, pashë më shumë se u futa menjëherë brenda. Erdhi policia dhe ambulanca dhe iu dha ndihma.”
Ndihma mjekësore u dha menjëherë nga policia dhe ambulanca. Aktualisht, Namik Rustemi është në intubim në spitalin e Fierit, ndërsa gruaja e tij po trajtohet nën kujdesin e mjekëve.
Dyqani i tyre vijon të jetë i mbyllur. Hetimet për rastin janë në zhvillim dhe motivet mbeten ende të paqarta.
FACT CHECK:
Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
Gent Sejko
I pari në listë është Gent Sejko, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, i cili edhe pse e dinte për skemën zhvatëse të mikrokredive, nuk merrte masa, por “bashkëpunonte” me ta. Vetëvrasja e Pal Trashajt është edhe përgjegjësi e tij.
Agron Gaxho
Agron Gaxho, drejtori i spitalit në Elbasan, i cili shkarkoi nga puna një infermiere, me 34 vite punë, vetëm pse ajo denoncoi kushtet e këqija të spitalit në redaksinë e JOQ Albania. Vetëm një ditë pas denoncimit, Agron Gaxho firmosi lirimin e saj, me pretekstin se i ka prishur imazhin institucionit.
Anastas Angjeli
Anastas Angjeli, ish-ministri i cili po torturon shoferët shqiptarë, të cilët e kanë siguruar makinën me kompaninë e tij, “Ansig”. Shumë qytetarë e kanë denoncuar për mashtrime dhe zvarritje të procesit të dëmshpërblimit, madje kanë dyshime se kompania mund të ketë falimentuar fare pasi kanë mbi 1 vit që presin.
Gjovalin Loka
Gjovalin Loka, drejtori i policisë Korçë, i cili iu bënte presion dhe dhunonte fermerët që protestonin, duke urdhëruar efektivët e policisë, t’i shtynin sa më fort. Ai madje urdhëroi edhe gjobitjen e tyre, me vlera që shkonin deri në 1 milionë lekë. Nga pamjet u pa se si Gjovalini, kujdesej vetë që fermerët të mos ngrinin zërin, për hallin e tyre.
Atdhe Islami
Atdhe Islami, është pronari i një byrektoreje në Dhërmi, shpifës dhe abuzues i niveleve të larta. Përveçse i faturon pushuesit me çmime të larta në byrektoren e tij, por edhe shpif ndaj medias, JOQ, se e kanë shantazhuar dhe i kanë kërkuar lekë për publikimin e një fotoje.
Ermal Dredha
Ermal Dredha, kryebashkiaku i Vlorës, i cili duket se gjatë gjithë kohës është me pushime dhe ka harruar punët e qytetit. Zjarri në landfillin e mbeturinave, për të disatën herë në Vlorë, është përgjegjësi direkte e tij, pasi nuk mori masa paraprake dhe për disa ditë me radhë helmoi banorët dhe pushuesit.