Futi tregun në kolaps, zhduket Mond Leka pas denoncimeve në JOQ

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 14.10.2024, 19:07

Porositë online për më shumë se një muaj, janë kthyer në makth për mijëra qytetarë. Kaosi i paprecedentë për marrjen e porosive të tyre ka shkaktuar konfuzion dhe pakënaqësi. Pakot e blera nuk njoftoheshin për mbërritje dhe shpesh vonoheshin për ditë të tëra. Nëse adresa e shtëpisë suaj ishte në Ali Dem, porosinë do ju duhej ta merrnit tek Fresku.

Shkaku i kësaj krize të tregut të blerjeve online me vleër mbi 1.5 MLD € në vit është bërë kompania shqiptare e dërgesave United Transport, e njohur ndryshe si Albanian Courier, pjesë e rrjetit të bizneseve të Mond Lekës të Western Union.

Deri para një muaji, pakot e blera online mbërrinin përmes Postës Shqiptare por ky shërbim iu dha kompanisë private Albanian Cargo Service. Qytetarët nuk dinin ku të ankoheshib teksa denoncime të pafundme mbushën redaksinë e JOQ.

”Albanian Courier nuk eshte i pregatitur per nje sasi kaq te madhe pakosh. Fajin e ka pronari qe ka marre persiper dicka per te cilen nuk ka investuar. Punonjesit vete jane shume te sjellshem dhe te gjindshem, por ki parasysh qe 2 punonjes duhet te merren me qindra telefonata ne dite.”

Leka dukej se kishte bërë një mish-mash me bizneset e tij pasi porositë ua shpërndante klientëve tek pikat e Western Union.

”Mua me moren nga Western Union, dhe kur shkova, aty ishte nje zgeqe, qe ishte komplet e papershtatshme per te mbajtur pako. Punonjeset me thane qe posta shqipetare i ka kaluar nje pjese te pakove tek kompani private, qe jane shume me bloze se shteti. Pakot e tjera qe kam me ate kompani, thjesht thone qe kane hyre ne shqiperi, po se ca behen smerret vesh pertej asaj”,-shkruan një qytetar.

“Mu dje me morren , me than qe qenkan te nje western union ne Rruge te durresit, se ca lidhje kam une qe te shkoj atje, kur posten e kam 20 metra larg se di”,-shkruan një tjetër.

Kompania e Mond Lekës realizoi një xhiro prej 1.8 MLN€ për vitin 2023, me fitim neto prej vetëm 14,000€ për këtë vit ndërkohë që vitet i kaluara kishte dalë me humbje.

Pas denoncimeve në JOQ, partneri privat postar i dërgesave të blerjeve online është ndërruar dhe nuk është më kompania e Lekës ajo që bën shpërndarjet. Po oligarku është “zhdukur” dhe përgjegjësia ka mbetur pa fajtor…

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Gent Sejko
    I pari në listë është Gent Sejko, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, i cili edhe pse e dinte për skemën zhvatëse të mikrokredive, nuk merrte masa, por “bashkëpunonte” me ta. Vetëvrasja e Pal Trashajt është edhe përgjegjësi e tij.
    Agron Gaxho
    Agron Gaxho, drejtori i spitalit në Elbasan, i cili shkarkoi nga puna një infermiere, me 34 vite punë, vetëm pse ajo denoncoi kushtet e këqija të spitalit në redaksinë e JOQ Albania. Vetëm një ditë pas denoncimit, Agron Gaxho firmosi lirimin e saj, me pretekstin se i ka prishur imazhin institucionit.
    Anastas Angjeli
    Anastas Angjeli, ish-ministri i cili po torturon shoferët shqiptarë, të cilët e kanë siguruar makinën me kompaninë e tij, “Ansig”. Shumë qytetarë e kanë denoncuar për mashtrime dhe zvarritje të procesit të dëmshpërblimit, madje kanë dyshime se kompania mund të ketë falimentuar fare pasi kanë mbi 1 vit që presin.
    Gjovalin Loka
    Gjovalin Loka, drejtori i policisë Korçë, i cili iu bënte presion dhe dhunonte fermerët që protestonin, duke urdhëruar efektivët e policisë, t’i shtynin sa më fort. Ai madje urdhëroi edhe gjobitjen e tyre, me vlera që shkonin deri në 1 milionë lekë. Nga pamjet u pa se si Gjovalini, kujdesej vetë që fermerët të mos ngrinin zërin, për hallin e tyre.
    Atdhe Islami
    Atdhe Islami, është pronari i një byrektoreje në Dhërmi, shpifës dhe abuzues i niveleve të larta. Përveçse i faturon pushuesit me çmime të larta në byrektoren e tij, por edhe shpif ndaj medias, JOQ, se e kanë shantazhuar dhe i kanë kërkuar lekë për publikimin e një fotoje.
    Ermal Dredha
    Ermal Dredha, kryebashkiaku i Vlorës, i cili duket se gjatë gjithë kohës është me pushime dhe ka harruar punët e qytetit. Zjarri në landfillin e mbeturinave, për të disatën herë në Vlorë, është përgjegjësi direkte e tij, pasi nuk mori masa paraprake dhe për disa ditë me radhë helmoi banorët dhe pushuesit.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit