Të rinjtë i vodhën motorin, qytetari nga Librazhdi kërkon ndihmë për identifikimin e tyre

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 13.10.2024, 23:23

Një qytetar nga Librazhdi ka denoncuar në redaksinë e JOQ Albania vjedhjen e motorit të tij nga dy të rinj.

Ngjarja ka ndodhur më datë 11 të këtij muaji dhe ai ka dorëzuar kallëzim edhe në polici, por deri tani nuk ka pasur asnjë rezultat në identifikimin e autorëve.

Për këtë arsye, qytetari ka kërkuar ndihmën e publikut për të identifikuar të rinjtë që shfaqen në pamjet që ai ka dërguar.

Denoncimi i qytetarit:

"Pershendetje JOQ! Te lutem, a mund t’i postosh këta dy personat se më kanë vjedhur një motor më datë 11 në Librazhd. I kam denoncuar në polici, kanë kaluar në Prrenjas, por nuk po i gjejmë. Më duhet ndihma juaj, nëse e publikoni, mund të marr ndonjë informacion. Ju lutem, postojeni! Ata kanë dashur të marrin një makinë tip ‘Benz’ aty dhe kanë kaluar 3-4 herë për të parë për çelësat, por ka dalë pronari i dyqanit dhe janë larguar. Pastaj kanë kaluar poshtë, afër shtëpisë sime ku kisha motorin jashtë dhe ma kanë vjedhur."

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Gent Sejko
    I pari në listë është Gent Sejko, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, i cili edhe pse e dinte për skemën zhvatëse të mikrokredive, nuk merrte masa, por “bashkëpunonte” me ta. Vetëvrasja e Pal Trashajt është edhe përgjegjësi e tij.
    Agron Gaxho
    Agron Gaxho, drejtori i spitalit në Elbasan, i cili shkarkoi nga puna një infermiere, me 34 vite punë, vetëm pse ajo denoncoi kushtet e këqija të spitalit në redaksinë e JOQ Albania. Vetëm një ditë pas denoncimit, Agron Gaxho firmosi lirimin e saj, me pretekstin se i ka prishur imazhin institucionit.
    Anastas Angjeli
    Anastas Angjeli, ish-ministri i cili po torturon shoferët shqiptarë, të cilët e kanë siguruar makinën me kompaninë e tij, “Ansig”. Shumë qytetarë e kanë denoncuar për mashtrime dhe zvarritje të procesit të dëmshpërblimit, madje kanë dyshime se kompania mund të ketë falimentuar fare pasi kanë mbi 1 vit që presin.
    Gjovalin Loka
    Gjovalin Loka, drejtori i policisë Korçë, i cili iu bënte presion dhe dhunonte fermerët që protestonin, duke urdhëruar efektivët e policisë, t’i shtynin sa më fort. Ai madje urdhëroi edhe gjobitjen e tyre, me vlera që shkonin deri në 1 milionë lekë. Nga pamjet u pa se si Gjovalini, kujdesej vetë që fermerët të mos ngrinin zërin, për hallin e tyre.
    Atdhe Islami
    Atdhe Islami, është pronari i një byrektoreje në Dhërmi, shpifës dhe abuzues i niveleve të larta. Përveçse i faturon pushuesit me çmime të larta në byrektoren e tij, por edhe shpif ndaj medias, JOQ, se e kanë shantazhuar dhe i kanë kërkuar lekë për publikimin e një fotoje.
    Ermal Dredha
    Ermal Dredha, kryebashkiaku i Vlorës, i cili duket se gjatë gjithë kohës është me pushime dhe ka harruar punët e qytetit. Zjarri në landfillin e mbeturinave, për të disatën herë në Vlorë, është përgjegjësi direkte e tij, pasi nuk mori masa paraprake dhe për disa ditë me radhë helmoi banorët dhe pushuesit.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit