“Dëmi shkon 10 milion lekë”/ Makina me shpejtësi skëterrë merr përpara 40 krerë bagëti në Fier

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 13.10.2024, 22:07

Një aksident i pazakontë është shënuar mbrëmjen e sotme në Fier.

Raportohet se një automjet ka përplasur tufë me dele në aksin Levan-Pishporo, në vendin e quajtur Qarr.

Fermeri që iu shkaktua dëmi ka deklaruar për mediat lokale se nga përplasja kanë ngordhur 40 krerë bagëti.

Sipas tij, kanë qenë dy automjete me shpejtësi të lartë që po parakalonin njëri-tjetrin, ndërsa drejtuesit e automjeteve janë larguar nga vendngjarja.

“Isha duke futur bagëtitë në portë, në atë moment vijnë dy makina, u dola para t’i ndaloja, nuk po ndalonin, por po parakalonin njëri-tjetri po vinin me shpejtësi. U shmanga nga rruga të mos më vrisnin mua, më kanë vrarë 40 bagëti. Unë kam rreth 200 e ca krerë. Kanë ngordhur 40 krerë. Se sa do jetë bilanci, nesër në mëngjes ta shohim. Ata ikën, makinat janë këtu. Se di çfarë ka bërë policia. Dëmi shkon rreth 10 milion lekë”, deklaroi ai.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Gent Sejko
    I pari në listë është Gent Sejko, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, i cili edhe pse e dinte për skemën zhvatëse të mikrokredive, nuk merrte masa, por “bashkëpunonte” me ta. Vetëvrasja e Pal Trashajt është edhe përgjegjësi e tij.
    Agron Gaxho
    Agron Gaxho, drejtori i spitalit në Elbasan, i cili shkarkoi nga puna një infermiere, me 34 vite punë, vetëm pse ajo denoncoi kushtet e këqija të spitalit në redaksinë e JOQ Albania. Vetëm një ditë pas denoncimit, Agron Gaxho firmosi lirimin e saj, me pretekstin se i ka prishur imazhin institucionit.
    Anastas Angjeli
    Anastas Angjeli, ish-ministri i cili po torturon shoferët shqiptarë, të cilët e kanë siguruar makinën me kompaninë e tij, “Ansig”. Shumë qytetarë e kanë denoncuar për mashtrime dhe zvarritje të procesit të dëmshpërblimit, madje kanë dyshime se kompania mund të ketë falimentuar fare pasi kanë mbi 1 vit që presin.
    Gjovalin Loka
    Gjovalin Loka, drejtori i policisë Korçë, i cili iu bënte presion dhe dhunonte fermerët që protestonin, duke urdhëruar efektivët e policisë, t’i shtynin sa më fort. Ai madje urdhëroi edhe gjobitjen e tyre, me vlera që shkonin deri në 1 milionë lekë. Nga pamjet u pa se si Gjovalini, kujdesej vetë që fermerët të mos ngrinin zërin, për hallin e tyre.
    Atdhe Islami
    Atdhe Islami, është pronari i një byrektoreje në Dhërmi, shpifës dhe abuzues i niveleve të larta. Përveçse i faturon pushuesit me çmime të larta në byrektoren e tij, por edhe shpif ndaj medias, JOQ, se e kanë shantazhuar dhe i kanë kërkuar lekë për publikimin e një fotoje.
    Ermal Dredha
    Ermal Dredha, kryebashkiaku i Vlorës, i cili duket se gjatë gjithë kohës është me pushime dhe ka harruar punët e qytetit. Zjarri në landfillin e mbeturinave, për të disatën herë në Vlorë, është përgjegjësi direkte e tij, pasi nuk mori masa paraprake dhe për disa ditë me radhë helmoi banorët dhe pushuesit.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit