Përndiqte, dhunonte dhe kërcënonte 31-vjeçaren, në pranga i riu fierak

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 13.10.2024, 17:45

Një 25-vjeçar është arrestuar nga policia e Fierit pasi akuzohet se ka përndjekur dhe dhunuar një 31-vjeçare për një periudhë prej pesë muajsh.

Sipas raportimeve, ai e ka kërcënuar vazhdimisht me jetë vajzën, duke shkaktuar frikë dhe stres të madh.

Gjatë arrestimit, policia ka gjetur te i arrestuari një send që duket si armë zjarri pistoletë. Ky send do të dërgohet për ekspertim në Institutin e Policisë Shkencore për të përcaktuar llojin e tij dhe nëse është funksionale.

Njoftimi i policisë:

Përndoqi për një periudhë 5 mujore një shtetase, ushtronte dhunë fizike dhe e kanoste për jetën, vihet në pranga 25 vjeçari. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, pas kallëzimit të marrë nga një 31-vjeçare, banuese në Tiranë, e cila udhëtonte me taksi me familjen e saj në drejtim të Vlorës, dhe një shtetas po e ndiqte me automjetin e tij, menjëherë kanë organizuar punën duke bashkëpunuar dhe me shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë për kapjen e tij, pasi nga informacionet ky shtetas kishte lëvizur me automjet në drejtim të Vlorës.

Në bashkëpunim me shërbimet e Policisë Vlorë u bë e mundur lokalizimi, kapja dhe shoqërimi për në Komisariatin e Policisë Fier e shtetasit 25 vjeç, banues në Laç.

Në momentin e ndalimit, gjatë kontrollit në automjet shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një send në dukje armë zjarri pistoletë, e cila do dërgohet në Institutin e Policisë Shkencore për ekspertim për të përcaktuar llojin e saj.

Nga hetimet paraprake rezultoi se 25-vjeçari për një periudhë 5 mujore e ka përndjekur, dhunuar e kanosur këtë shtetase.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Gent Sejko
    I pari në listë është Gent Sejko, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, i cili edhe pse e dinte për skemën zhvatëse të mikrokredive, nuk merrte masa, por “bashkëpunonte” me ta. Vetëvrasja e Pal Trashajt është edhe përgjegjësi e tij.
    Agron Gaxho
    Agron Gaxho, drejtori i spitalit në Elbasan, i cili shkarkoi nga puna një infermiere, me 34 vite punë, vetëm pse ajo denoncoi kushtet e këqija të spitalit në redaksinë e JOQ Albania. Vetëm një ditë pas denoncimit, Agron Gaxho firmosi lirimin e saj, me pretekstin se i ka prishur imazhin institucionit.
    Anastas Angjeli
    Anastas Angjeli, ish-ministri i cili po torturon shoferët shqiptarë, të cilët e kanë siguruar makinën me kompaninë e tij, “Ansig”. Shumë qytetarë e kanë denoncuar për mashtrime dhe zvarritje të procesit të dëmshpërblimit, madje kanë dyshime se kompania mund të ketë falimentuar fare pasi kanë mbi 1 vit që presin.
    Gjovalin Loka
    Gjovalin Loka, drejtori i policisë Korçë, i cili iu bënte presion dhe dhunonte fermerët që protestonin, duke urdhëruar efektivët e policisë, t’i shtynin sa më fort. Ai madje urdhëroi edhe gjobitjen e tyre, me vlera që shkonin deri në 1 milionë lekë. Nga pamjet u pa se si Gjovalini, kujdesej vetë që fermerët të mos ngrinin zërin, për hallin e tyre.
    Atdhe Islami
    Atdhe Islami, është pronari i një byrektoreje në Dhërmi, shpifës dhe abuzues i niveleve të larta. Përveçse i faturon pushuesit me çmime të larta në byrektoren e tij, por edhe shpif ndaj medias, JOQ, se e kanë shantazhuar dhe i kanë kërkuar lekë për publikimin e një fotoje.
    Ermal Dredha
    Ermal Dredha, kryebashkiaku i Vlorës, i cili duket se gjatë gjithë kohës është me pushime dhe ka harruar punët e qytetit. Zjarri në landfillin e mbeturinave, për të disatën herë në Vlorë, është përgjegjësi direkte e tij, pasi nuk mori masa paraprake dhe për disa ditë me radhë helmoi banorët dhe pushuesit.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit