Qelbet rruga tek “Kombinati i Peshkut” në Vlorë, bashkia s’e vë ujin në zjarr fare

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 23.02.2017, 14:51

Në Shqipëri janë të shumta lagjet që kanë ngelur në harresë nga pushteti lokal e ai qendror. Bëhet fjalë si për lagje periferike, por edhe për ato që janë shumë pranë qendrave të qyteteve. E tillë është lagja “Pavarësia” në qytetin e Vlorës. Siç mund ta shikoni edhe nga fotot e mëposhtme, në këtë lagje mbizotërojnë papastërtitë e balta.

Banorët e “Pavarësisë” e kanë të pamundur të shkojnë në banesat e tyre me këpucët e pastra, për të mos folur për fëmijët e vegjël, të cilët nuk mund të luajnë thuajse asnjëherë në pjesën përpara pallatit, pasi si në dimër, edhe në verë ajo është e mbushur me ujë e baltë.

Jam një djalë nga Vlora. Doja të tregoja pak për këtë rrugë që ndodhet tek kombinati peshkut në Vlorë. Është një rrugë që bashkia nuk po bën gjë. Është e përmbytur në ujë baltë dhe mbeturina. Ju lutem postojeni. Me sa mbaj mend unë, ka mbi 10 vjet që nuk është vënë dorë”,- thotë qytetari.

Ndër të tjera ai shton se uji i shumtë vjen si rezultat i mungesës së kanalizimeve. Kjo është një lagje e re dhe ndodhet shumë pranë bulevardit kryesor të qytetit, pranë rrugës “Vlorë-Skelë”, por është çarja e tubave të ujit të pijshëm, ajo që e bën rrugën të ketë gjatë gjithë kohës lagështirë, për të mos përmendur mungesën e infrastrukturës si dhe harresën nga ana e bashkisë së Vlorës.

Në bazë të llogarive, i bie pak a shumë që ka qenë Shpëtim Gjika, andej nga mandati i tij i dytë, ai që ka kthyer një herë sytë nga kjo lagje, ndërsa në mandatin e tretë dhe më pas, kreu i ri i bashkisë së Vlorës, Dritan Leli, në mandatin e tij të parë, as është kujtuar fare për këtë lagje. Kush e di, ndoshta do të duhet ndonjë mandat tjetër për të bërë ndonjë punë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit