Oligarku i Durrësit po ndërton pallat 12-katësh pa tabelë në breg të detit, non-stop edhe të dielave

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 13.10.2024, 10:46

Banorët e lagjes 1 në Durrës, kanë ngritur shqetësimin e tyre për ndërtimin e një pallati në vijën e parë të shetitores.

Sipas banorëve, ndërtimi ka filluar dhe është në fazën e themeleve. Për ndërtimin e pallatit 12-katësh punohet edhe të dielave që në orët e para të mëngjesit, teksa vinçat, ekskavatorët lëvizin nga ora 6 e mëngjesit, qetësia e banorëve po shkatërrohet edhe në ditët që normalisht duhet të jenë pushim.

“Nuk po na lënë të qetë as të dielave, kemi fëmijë të vegjël dhe të paktën një ditë në javë duam të pushojmë,” – thotë një banor i shqetësuar për JOQ, duke apeluar që të ndërhyhet për të ndaluar punimet të paktën gjatë të dielave.

Banorët kanë ngritur edhe një shqetësim tjetër serioz duke deklaruar se ndërtimi i këtij pallati po kryhet pa tabelën e detajeve të projektit dhe lejes përkatëse, duke ngjallur dyshime për ligjshmërinë e tij.

Sipas tyre, pallati po ndërtohet nga biznesmeni Fatmir Vualoti dhe ndodhet pranë New Pampas në vijën e parë të shetitores, duke zënë një pjesë të hapësirës publike.

“Kjo është e papranueshme. As një kanal fshati nuk fillohet pa tabelën e detajeve të projektit, ndërsa këtu po ndërtohet një pallat i madh pa asnjë informacion të dukshëm. Ky ndërtim duhet të ndalet derisa të sqarohet ligjërisht,” – shtojnë ata.

Banorët e lagjes i kanë bërë thirrje autoriteteve për ndërhyrje për të zgjidhur këtë situatë të paligjshme dhe shqetësuese por nuk kanë marrë asnjë reagim nga policia apo bashkia.

DENONCIMI

“Pershendetje JOQ, jam nje banor i lagjes 1 ne Durres . Tek pista e Kokve ne Durres ne vijen e pare te shetitores po ndertohet nje pallat i cili eshte ne fazen e themeleve. Punohet edhe dite te djele me vinc, eskavator dhe hekur qe ne 6 te mengjesit. Ju lutem se kemi edhe gemije te vegjel dhe nje dite ne jave pushojme publikojeni me shprese qe ta degjojne dhe te na lene te djelen te qete. Ka dhe nej gje te RENDESISHME : pallati thuhet qe so jete 12 kat ne vijen e pare dhe po ndertohet nag Fatmir Vualoti, ky ndertim nuk ka tabel fare edhe pse kane filluar themelet. Kjo pasi leja eshte e dyshimte. Edhe nje nje kanal fshati nuk punohet pa tabelen e detajeve te projektit dhe lejes. KY PALLAT Ngjitur me New Pampas ne vijen e pare duke marre pjese edhe nga shetitorja NUK KA TABELE. Me shpresen qe na ka mbetur vetem te JU , Faleminderit“

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Gent Sejko
    I pari në listë është Gent Sejko, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, i cili edhe pse e dinte për skemën zhvatëse të mikrokredive, nuk merrte masa, por “bashkëpunonte” me ta. Vetëvrasja e Pal Trashajt është edhe përgjegjësi e tij.
    Agron Gaxho
    Agron Gaxho, drejtori i spitalit në Elbasan, i cili shkarkoi nga puna një infermiere, me 34 vite punë, vetëm pse ajo denoncoi kushtet e këqija të spitalit në redaksinë e JOQ Albania. Vetëm një ditë pas denoncimit, Agron Gaxho firmosi lirimin e saj, me pretekstin se i ka prishur imazhin institucionit.
    Anastas Angjeli
    Anastas Angjeli, ish-ministri i cili po torturon shoferët shqiptarë, të cilët e kanë siguruar makinën me kompaninë e tij, “Ansig”. Shumë qytetarë e kanë denoncuar për mashtrime dhe zvarritje të procesit të dëmshpërblimit, madje kanë dyshime se kompania mund të ketë falimentuar fare pasi kanë mbi 1 vit që presin.
    Gjovalin Loka
    Gjovalin Loka, drejtori i policisë Korçë, i cili iu bënte presion dhe dhunonte fermerët që protestonin, duke urdhëruar efektivët e policisë, t’i shtynin sa më fort. Ai madje urdhëroi edhe gjobitjen e tyre, me vlera që shkonin deri në 1 milionë lekë. Nga pamjet u pa se si Gjovalini, kujdesej vetë që fermerët të mos ngrinin zërin, për hallin e tyre.
    Atdhe Islami
    Atdhe Islami, është pronari i një byrektoreje në Dhërmi, shpifës dhe abuzues i niveleve të larta. Përveçse i faturon pushuesit me çmime të larta në byrektoren e tij, por edhe shpif ndaj medias, JOQ, se e kanë shantazhuar dhe i kanë kërkuar lekë për publikimin e një fotoje.
    Ermal Dredha
    Ermal Dredha, kryebashkiaku i Vlorës, i cili duket se gjatë gjithë kohës është me pushime dhe ka harruar punët e qytetit. Zjarri në landfillin e mbeturinave, për të disatën herë në Vlorë, është përgjegjësi direkte e tij, pasi nuk mori masa paraprake dhe për disa ditë me radhë helmoi banorët dhe pushuesit.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit