Ylli Manjani e ka quajtur presidentin Bajram Begaj “laskar” pas kërkesës ndaj presidentit turk Erdogan.
Begaj i lypi Erdoganit zyrë duke i deklaruar publikisht se zyra e tij ishte shumë e vogël dhe se do t’i kërkonte Kryeministrit Edi Rama një godinë të re.
Manjani vazhdoi me kritikën e tij publike duke sugjeruar se nëse Presidenti Bajram Begaj nuk është i kënaqur me zyrën e tij, ai duhet të largohet menjëherë.
“Për turp e për faqe të zezë ne kemi një President laskar! Është kryetar i shtetit tim dhe më dhemb shumë! Më dhemb jashtë mase kur dëgjoj që flet me ato fjalë që s’i del zyra. Të qërohet, ta lërë zyrën që sot nëse nuk i pëlqen ajo zyrë që ia kanë bërë edhe italianët për më tepër, të dalë tani se nuk mund të jetë kryetar i shtetit tim ai. Ç’a do ai? Do Xhamllik apo faltore?!”