Dhjetëra qytetarë të Lezhës protestuan sot kundër fabrikës së përpunimit të mbetjeve shtazore "INCA," duke e akuzuar atë për ndotje të rëndë të ajrit me aroma të pakëndshme që përhapen në qytet dhe rrethinat e tij.
Ka qenë një nga protestuesit i cili ka dërguar edhe pamje nga protesta në redaksinë e JOQ Albania.
"INCA po na vret!", "Kjo fabrikë po na merr frymën!", "Po marrim helm, jo ajër", ishin disa nga pankartat e protestuesve.
"Pershendetje JOQ, doja t'ju lajmeroja qe ne banoret e Lezhes kemi organizuar nje demonstrate civile, e cila do mbahet sot ne ora 15:30 tek fabrika e Alban Zusit. Per shkak te ndotjes ajrore qe i shkakton kjo fabrike qytetit. Kundermon qyteti cep me cep sepse fabrika nuk perdor filtrat", shprehet denoncuesi për JOQ Albania.
Protestuesit ngritën kërkesa të qarta, duke përfshirë mbylljen e fabrikës, nisjen e një hetimi institucional për veprimtarinë e saj, si dhe hetimin e Agjencisë Rajonale të Mjedisit (ARML), të cilën e akuzuan për neglizhencë.
Fabrika, e themeluar në vitin 2005 nga Alban Zusi, ndodhet në rrugën "Frang Bardhi", në lagjen 'Skënderbej' të Lezhës.
FACT CHECK:
Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
Gent Sejko
I pari në listë është Gent Sejko, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, i cili edhe pse e dinte për skemën zhvatëse të mikrokredive, nuk merrte masa, por “bashkëpunonte” me ta. Vetëvrasja e Pal Trashajt është edhe përgjegjësi e tij.
Agron Gaxho
Agron Gaxho, drejtori i spitalit në Elbasan, i cili shkarkoi nga puna një infermiere, me 34 vite punë, vetëm pse ajo denoncoi kushtet e këqija të spitalit në redaksinë e JOQ Albania. Vetëm një ditë pas denoncimit, Agron Gaxho firmosi lirimin e saj, me pretekstin se i ka prishur imazhin institucionit.
Anastas Angjeli
Anastas Angjeli, ish-ministri i cili po torturon shoferët shqiptarë, të cilët e kanë siguruar makinën me kompaninë e tij, “Ansig”. Shumë qytetarë e kanë denoncuar për mashtrime dhe zvarritje të procesit të dëmshpërblimit, madje kanë dyshime se kompania mund të ketë falimentuar fare pasi kanë mbi 1 vit që presin.
Gjovalin Loka
Gjovalin Loka, drejtori i policisë Korçë, i cili iu bënte presion dhe dhunonte fermerët që protestonin, duke urdhëruar efektivët e policisë, t’i shtynin sa më fort. Ai madje urdhëroi edhe gjobitjen e tyre, me vlera që shkonin deri në 1 milionë lekë. Nga pamjet u pa se si Gjovalini, kujdesej vetë që fermerët të mos ngrinin zërin, për hallin e tyre.
Atdhe Islami
Atdhe Islami, është pronari i një byrektoreje në Dhërmi, shpifës dhe abuzues i niveleve të larta. Përveçse i faturon pushuesit me çmime të larta në byrektoren e tij, por edhe shpif ndaj medias, JOQ, se e kanë shantazhuar dhe i kanë kërkuar lekë për publikimin e një fotoje.
Ermal Dredha
Ermal Dredha, kryebashkiaku i Vlorës, i cili duket se gjatë gjithë kohës është me pushime dhe ka harruar punët e qytetit. Zjarri në landfillin e mbeturinave, për të disatën herë në Vlorë, është përgjegjësi direkte e tij, pasi nuk mori masa paraprake dhe për disa ditë me radhë helmoi banorët dhe pushuesit.