Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) ka pezulluar nga detyra katër punonjës të Komisariatit të Policisë Peqin, të cilët akuzohen për “Shpërdorim detyre”. Mes të pezulluarve është dhe shefi i krimeve Shkëlzen Xhemata, ndërsa tre të tjerët janë Sefer Dushku, Arben Koseni dhe Aranit Koni. Dyshohet se këta punonjës kanë lejuar kultivimin e bimëve narkotike në banesën e shtetasit me inicialet R.B.
Ky shtetas u arrestua më 13 shtator nga Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan, pasi gjatë një kontrolli në banesën e tij u zbuluan bimë të llojit kanabis sativa. Ndaj katër efektivëve është caktuar masa “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” si rezultat i hetimeve të përbashkëta të AMP dhe Prokurorisë së Elbasanit, me dyshime të bazuara mbi prova për shpërdorim detyre.
Hetimet kanë treguar se këta punonjës kanë lejuar, përmes veprimeve ose mosveprimeve, zhvillimin e aktivitetit të paligjshëm të kultivimit të narkotikëve. Ndërkohë, autoritetet po vazhdojnë hetimet për të zbuluar përfshirje të mundshme të personave të tjerë në këtë veprimtari kriminale.
FACT CHECK:
Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
Gent Sejko
I pari në listë është Gent Sejko, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, i cili edhe pse e dinte për skemën zhvatëse të mikrokredive, nuk merrte masa, por “bashkëpunonte” me ta. Vetëvrasja e Pal Trashajt është edhe përgjegjësi e tij.
Agron Gaxho
Agron Gaxho, drejtori i spitalit në Elbasan, i cili shkarkoi nga puna një infermiere, me 34 vite punë, vetëm pse ajo denoncoi kushtet e këqija të spitalit në redaksinë e JOQ Albania. Vetëm një ditë pas denoncimit, Agron Gaxho firmosi lirimin e saj, me pretekstin se i ka prishur imazhin institucionit.
Anastas Angjeli
Anastas Angjeli, ish-ministri i cili po torturon shoferët shqiptarë, të cilët e kanë siguruar makinën me kompaninë e tij, “Ansig”. Shumë qytetarë e kanë denoncuar për mashtrime dhe zvarritje të procesit të dëmshpërblimit, madje kanë dyshime se kompania mund të ketë falimentuar fare pasi kanë mbi 1 vit që presin.
Gjovalin Loka
Gjovalin Loka, drejtori i policisë Korçë, i cili iu bënte presion dhe dhunonte fermerët që protestonin, duke urdhëruar efektivët e policisë, t’i shtynin sa më fort. Ai madje urdhëroi edhe gjobitjen e tyre, me vlera që shkonin deri në 1 milionë lekë. Nga pamjet u pa se si Gjovalini, kujdesej vetë që fermerët të mos ngrinin zërin, për hallin e tyre.
Atdhe Islami
Atdhe Islami, është pronari i një byrektoreje në Dhërmi, shpifës dhe abuzues i niveleve të larta. Përveçse i faturon pushuesit me çmime të larta në byrektoren e tij, por edhe shpif ndaj medias, JOQ, se e kanë shantazhuar dhe i kanë kërkuar lekë për publikimin e një fotoje.
Ermal Dredha
Ermal Dredha, kryebashkiaku i Vlorës, i cili duket se gjatë gjithë kohës është me pushime dhe ka harruar punët e qytetit. Zjarri në landfillin e mbeturinave, për të disatën herë në Vlorë, është përgjegjësi direkte e tij, pasi nuk mori masa paraprake dhe për disa ditë me radhë helmoi banorët dhe pushuesit.