Pamjet kur Egli Proda kapet si kafshë dhe “hidhet” në ambulancën e Skënder Brataj

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 12.10.2024, 16:15

Është publikuar për herë të parë çasti pas ngjarjes tragjike ku Egli Proga humbi jetën si pasojë e dhunës. Në foto shihet 42-vjeçari, i pavetëdijshëm, që merret nga disa persona dhe, në vend që të vendoset mbi barelë, transportohet si kafshë duke u kapur nga duart dhe këmbët për t’u futur në ambulancë.

Sot, Gjykata e Korçës ka ndryshuar masën e sigurisë për tre individë që kishin qenë dëshmitarë të ngjarjes në Pogradec dhe që dyshohen për fshehjen e saj. Voltan Shulku, Arian Manellari dhe Leonidha Guçe, të cilët më parë ishin nën masën e “detyrim paraqitjeje,” janë vendosur nën masën e arrestit me burg.

Prokuroria e Korçës ka zbuluar se kamerat e sigurisë brenda lokalit ku ndodhi dhuna janë manipuluar, duke fshehur momente të rëndësishme që lidhen me vdekjen e Egli Progës.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit