Pishat e Veliajt dhe Fushës: Si u shpërdoruan 3.3 milionë euro në rrugën Tiranë-Durrës

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 11.10.2024, 20:25

Fillimi i punimeve për zgjerimin e rrugës Tiranë-Durrës dhe shndërrimin e saj në një autostradë ka nxjerrë në pah një nga shpërdorimet më të mëdha të parave publike në Shqipëri. Ndërsa fadromat kanë nisur punën në terren, përballen me një pengesë: 485 pisha të mbjella në të dy anët e rrugës, të cilat, sipas inventarit të bashkisë, kanë kushtuar 6800 euro secila.

Burime thanë për mediat se Bashkia Tiranë po ngurron t’i shkulë këto pisha, duke vonuar punimet. Por fati i tyre, bashkë me 3.3 milionë euro të taksapaguesve shqiptarë, tashmë është vendosur – ato do të shkulen.

Kjo është një nga shpërdorimet më të mëdha të parave publike nga institucionet shtetërore. Çështja u kallëzua në prokurorinë e Tiranës, por në vitin 2020, Gjykata e Apelit e mbylli çështjen me kërkesë të prokurorisë.

Historia e shpërdorimeve

Problemi filloi në vitin 2014, me ardhjen në pushtet të socialistëve. Ministria e Mjedisit shpalli një tender për mbjelljen e palmave në autostradën Tiranë-Durrës me vlerë 90 milionë lekë (rreth 900 mijë euro). Por palmat nuk i mbijetuan kushteve të klimës dhe u thanë të gjitha. Në vitin 2017, kryebashkiaku Erion Veliaj pranoi se palmat nuk ishin zgjedhja e duhur dhe se pishat do të ishin një zgjidhje më e qëndrueshme.

Në vitin 2020, Bashkia Tiranë shpalli një tender për mbjelljen e pishave të buta me një vlerë prej 3.3 milionë eurosh, të cilin e fitoi kompania Fusha sh.p.k. Kjo kompani ka fituar disa kontrata të mëdha publike, përfshirë ndërtimin dhe mirëmbajtjen e Sheshit Skënderbej, rindërtimin e Piramidës dhe projekte të tjera të mëdha.

Ping-pong i përgjegjësive

Problemet e mbivendosjes së projekteve në rrugën Tiranë-Durrës, që më pas shkatërrojnë njëri-tjetrin, nuk janë të reja. Në vitin 2016, Kontrolli i Lartë i Shtetit kallëzoi drejtuesit e Autoritetit Rrugor Shqiptar për shpërdorim parash, pasi ishte miratuar një projekt për zgjerimin e rrugës, ndërkohë që po kryheshin investime të tjera në rrugë.

Në përgjigje të shqetësimeve për mbjelljen e pishave, Autoriteti Rrugor Shqiptar theksoi se Bashkia Tiranë kishte qenë e informuar për projektin e zgjerimit të rrugës përpara se të prokuronte pishat. Megjithatë, përgjegjësia për këtë shpërdorim të fondeve publike u hodh nga njëri institucion te tjetri, dhe në fund, asnjë fajtor nuk u gjet.

Rezultati i të gjithë kësaj ishte një shpërdorim i milionave të qytetarëve shqiptarë në projekte afatshkurtra që shkatërruan njëra-tjetrën.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Gent Sejko
    I pari në listë është Gent Sejko, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, i cili edhe pse e dinte për skemën zhvatëse të mikrokredive, nuk merrte masa, por “bashkëpunonte” me ta. Vetëvrasja e Pal Trashajt është edhe përgjegjësi e tij.
    Agron Gaxho
    Agron Gaxho, drejtori i spitalit në Elbasan, i cili shkarkoi nga puna një infermiere, me 34 vite punë, vetëm pse ajo denoncoi kushtet e këqija të spitalit në redaksinë e JOQ Albania. Vetëm një ditë pas denoncimit, Agron Gaxho firmosi lirimin e saj, me pretekstin se i ka prishur imazhin institucionit.
    Anastas Angjeli
    Anastas Angjeli, ish-ministri i cili po torturon shoferët shqiptarë, të cilët e kanë siguruar makinën me kompaninë e tij, “Ansig”. Shumë qytetarë e kanë denoncuar për mashtrime dhe zvarritje të procesit të dëmshpërblimit, madje kanë dyshime se kompania mund të ketë falimentuar fare pasi kanë mbi 1 vit që presin.
    Gjovalin Loka
    Gjovalin Loka, drejtori i policisë Korçë, i cili iu bënte presion dhe dhunonte fermerët që protestonin, duke urdhëruar efektivët e policisë, t’i shtynin sa më fort. Ai madje urdhëroi edhe gjobitjen e tyre, me vlera që shkonin deri në 1 milionë lekë. Nga pamjet u pa se si Gjovalini, kujdesej vetë që fermerët të mos ngrinin zërin, për hallin e tyre.
    Atdhe Islami
    Atdhe Islami, është pronari i një byrektoreje në Dhërmi, shpifës dhe abuzues i niveleve të larta. Përveçse i faturon pushuesit me çmime të larta në byrektoren e tij, por edhe shpif ndaj medias, JOQ, se e kanë shantazhuar dhe i kanë kërkuar lekë për publikimin e një fotoje.
    Ermal Dredha
    Ermal Dredha, kryebashkiaku i Vlorës, i cili duket se gjatë gjithë kohës është me pushime dhe ka harruar punët e qytetit. Zjarri në landfillin e mbeturinave, për të disatën herë në Vlorë, është përgjegjësi direkte e tij, pasi nuk mori masa paraprake dhe për disa ditë me radhë helmoi banorët dhe pushuesit.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit