Vranë kushëririn që i përdhunoi, lihen në paraburgim dy vëllezërit shqiptar në Greqi

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 11.10.2024, 18:57

Dy vëllezërit, të akuzuar për vrasjen e kushëririt të tyre Denis Loka më 7 tetor në Greqi, janë lënë në paraburgim. Sipas dëshmive të tyre, 28-vjeçari i kishte abuzuar seksualisht kur ata ishin vetëm 4 dhe 6 vjeç.

Të dy djemtë, të moshës 17 dhe 19 vjeç, dolën sot para gjykatës rreth orës 10 të mëngjesit dhe pranuan fajësinë për vrasjen në shkallën e dytë, duke pretenduar se ishin në gjendje të qetë shpirtërore kur ndodhi ngjarja. Mediat greke raportojnë se përpara marrjes së vendimit, dëshmitë e prindërve dhe të afërmve të tyre u shqyrtuan.

Një mik i njërit prej të akuzuarve tregoi se ai i kishte rrëfyer për abuzimin e kryer nga viktima. Dy vëllezërit thanë se kishin mbajtur sekretin për shumë vite, derisa para dy vitesh, vëllai i madh foli hapur për traumën e përjetuar, i shqetësuar për sjelljen e vëllait më të vogël.

“Ne kemi lindur në Greqi, por kur unë isha 6 vjeç (dhe vëllai im ishte 4 vjeç) ne u larguam si familje dhe jetuam për dy vjet në Shqipëri. Edhe kushëriri im ishte në një shtëpi aty pranë. Kushëriri im më ngacmonte seksualisht dhe bëhej më i dhunshëm me kalimin e kohës. Isha i vogël, nuk e kuptoja, por pak nga pak e ndjeva se diçka nuk ishte normale. Këto gjëra ndodhën kur ne ishim atje përgjatë dy viteve. Më pas u kthyem në Greqi dhe qëndruam në Kypseli. Isha traumatizuar nga këto ngjarje dhe shumë i mbyllur.

Kur u bëra 16 vjeç, ndjeva se po e kaloja ngadalë. Ndërkohë nuk kisha folur me askënd. Ndërkohë, pashë që edhe vëllai im ishte shumë i mbyllur dhe nuk më fliste, mendova se edhe ai kishte përjetuar të njëjtën gjë. Para dy vitesh folëm hapur me vëllain tim dhe ai më konfirmoi se gjatë kohës që ishim në Shqipëri ishte përdhunuar. Prindërve u thamë vitin e kaluar në gusht, deri atëherë ata nuk dinin asgjë, por u tronditën kur ia thamë. Të dy menduam se ai na kishte shkatërruar jetën. Babai im në një moment (tetor 2023) kontaktoi kushëririn dhe e pyeti nëse ishte e vërtetë. Ai e pranoi dhe tha se ishin gabime që bëmë ne djemtë. Pas kësaj ai më dërgoi një mesazh përmes mesazherit për të kërkuar falje për atë që ndodhi në të kaluarën. Të dielën mbrëma ai më kërkoi në Instagram që të takoheshim të gjithë bashkë për të biseduar dhe organizuam takimin në Fokionos Negri të hënën 10.07.2024, në orën 20:30-21:00” , ka deklaruar 19-vjeçari në dëshminë e tij.

Vëllai i tij i mitur konfirmon fjalët e 19-vjeçarit, duke theksuar, njëkohësisht, se makthi për fëmijët nuk u ndal 12 vite më parë.

Shpesh 28-vjeçari komunikonte me të duke dërguar mesazhe nga rrjetet sociale, deri në mbrëmjen e ngjarjes tragjike ku vranë kushëririn duke e goditur me thikë në qafë.

“Ai është kushëriri ynë. Kur ishim të vegjël abuzoi seksualisht mua dhe vëllain tim kundër dëshirës tonë në Shqipëri ku jetonim të gjithë bashkë. Që atëherë nuk e kam parë, por herë pas here më dërgon mesazhe në aplikacionin Instagram dhe më pyet se çfarë po bëj. Sot na tha që të takohemi të gjithë bashkë në mbrëmje në rrugën Chanion. E kisha me vete një thikë për siguri”, ka rrëfyer në dëshminë e tij 17-vjeçari.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Gent Sejko
    I pari në listë është Gent Sejko, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, i cili edhe pse e dinte për skemën zhvatëse të mikrokredive, nuk merrte masa, por “bashkëpunonte” me ta. Vetëvrasja e Pal Trashajt është edhe përgjegjësi e tij.
    Agron Gaxho
    Agron Gaxho, drejtori i spitalit në Elbasan, i cili shkarkoi nga puna një infermiere, me 34 vite punë, vetëm pse ajo denoncoi kushtet e këqija të spitalit në redaksinë e JOQ Albania. Vetëm një ditë pas denoncimit, Agron Gaxho firmosi lirimin e saj, me pretekstin se i ka prishur imazhin institucionit.
    Anastas Angjeli
    Anastas Angjeli, ish-ministri i cili po torturon shoferët shqiptarë, të cilët e kanë siguruar makinën me kompaninë e tij, “Ansig”. Shumë qytetarë e kanë denoncuar për mashtrime dhe zvarritje të procesit të dëmshpërblimit, madje kanë dyshime se kompania mund të ketë falimentuar fare pasi kanë mbi 1 vit që presin.
    Gjovalin Loka
    Gjovalin Loka, drejtori i policisë Korçë, i cili iu bënte presion dhe dhunonte fermerët që protestonin, duke urdhëruar efektivët e policisë, t’i shtynin sa më fort. Ai madje urdhëroi edhe gjobitjen e tyre, me vlera që shkonin deri në 1 milionë lekë. Nga pamjet u pa se si Gjovalini, kujdesej vetë që fermerët të mos ngrinin zërin, për hallin e tyre.
    Atdhe Islami
    Atdhe Islami, është pronari i një byrektoreje në Dhërmi, shpifës dhe abuzues i niveleve të larta. Përveçse i faturon pushuesit me çmime të larta në byrektoren e tij, por edhe shpif ndaj medias, JOQ, se e kanë shantazhuar dhe i kanë kërkuar lekë për publikimin e një fotoje.
    Ermal Dredha
    Ermal Dredha, kryebashkiaku i Vlorës, i cili duket se gjatë gjithë kohës është me pushime dhe ka harruar punët e qytetit. Zjarri në landfillin e mbeturinave, për të disatën herë në Vlorë, është përgjegjësi direkte e tij, pasi nuk mori masa paraprake dhe për disa ditë me radhë helmoi banorët dhe pushuesit.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit