Fatmir Bleta, 64 vjeç, i kërkuar për vrasje në Shqipëri, ka arritur të bllokojë dëbimin e tij nga Britania e Madhe duke përdorur Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut (KEDNJ).
Ai dyshohet se vrau një burrë me kallashnikov në Shqipëri në vitin 1998, për çka u dënua në mungesë me 13 vjet burg.
Bleta emigroi në Britani në vitin 1999 me familjen, duke pretenduar se ishte kosovar dhe kërkoi azil. Pasi u refuzua azili, ai dhe familja fituan lejen e pacaktuar për të qëndruar.
Në vitin 2017, Bleta fitoi nënshtetësinë britanike, por u burgos në vitin 2018 për mashtrim. Gjyqtarët britanikë refuzuan ekstradimin e tij për mungesë të provave që ai ishte i informuar për datën e gjyqit dhe mundësinë për rigjykim.
Bleta gjithashtu apeloi me sukses kundër dëbimit, duke argumentuar se do të shkeleshin të drejtat e tij familjare sipas nenit 8 të KEDNJ-së.
Dy nga fëmijët e tij janë të dënuar për trafik droge, dhe Home Office nuk ka arritur ta dëbojë për shkak të gjyqeve të suksesshme që ai ka fituar në bazë të të drejtave të njeriut.
FACT CHECK:
Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
Gent Sejko
I pari në listë është Gent Sejko, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, i cili edhe pse e dinte për skemën zhvatëse të mikrokredive, nuk merrte masa, por “bashkëpunonte” me ta. Vetëvrasja e Pal Trashajt është edhe përgjegjësi e tij.
Agron Gaxho
Agron Gaxho, drejtori i spitalit në Elbasan, i cili shkarkoi nga puna një infermiere, me 34 vite punë, vetëm pse ajo denoncoi kushtet e këqija të spitalit në redaksinë e JOQ Albania. Vetëm një ditë pas denoncimit, Agron Gaxho firmosi lirimin e saj, me pretekstin se i ka prishur imazhin institucionit.
Anastas Angjeli
Anastas Angjeli, ish-ministri i cili po torturon shoferët shqiptarë, të cilët e kanë siguruar makinën me kompaninë e tij, “Ansig”. Shumë qytetarë e kanë denoncuar për mashtrime dhe zvarritje të procesit të dëmshpërblimit, madje kanë dyshime se kompania mund të ketë falimentuar fare pasi kanë mbi 1 vit që presin.
Gjovalin Loka
Gjovalin Loka, drejtori i policisë Korçë, i cili iu bënte presion dhe dhunonte fermerët që protestonin, duke urdhëruar efektivët e policisë, t’i shtynin sa më fort. Ai madje urdhëroi edhe gjobitjen e tyre, me vlera që shkonin deri në 1 milionë lekë. Nga pamjet u pa se si Gjovalini, kujdesej vetë që fermerët të mos ngrinin zërin, për hallin e tyre.
Atdhe Islami
Atdhe Islami, është pronari i një byrektoreje në Dhërmi, shpifës dhe abuzues i niveleve të larta. Përveçse i faturon pushuesit me çmime të larta në byrektoren e tij, por edhe shpif ndaj medias, JOQ, se e kanë shantazhuar dhe i kanë kërkuar lekë për publikimin e një fotoje.
Ermal Dredha
Ermal Dredha, kryebashkiaku i Vlorës, i cili duket se gjatë gjithë kohës është me pushime dhe ka harruar punët e qytetit. Zjarri në landfillin e mbeturinave, për të disatën herë në Vlorë, është përgjegjësi direkte e tij, pasi nuk mori masa paraprake dhe për disa ditë me radhë helmoi banorët dhe pushuesit.