Një nënë ka ngritur shqetësimin e saj për cilësinë e qumështit pluhur që ka blerë në Shqipëri, duke pretenduar se ai ndryshon nga ai që blinte në Angli.
Ajo ka bërë një krahasim mes ambalazheve të qumështit pluhur Kendamil, një kutie në Angli dhe kutisë tjetër të blerë në Shqipëri në farmacinë “Ditë & Natë”, dhe ka vënë re dallime të dukshme.
DENONCIMI
”Par 2 ditesh kam ardhur nga Anglia dhe si gjithmone mora qumshtin pluhur Kendamil per gocen.
Kur vi ne Shqiperi, dhe po beja krahasimin e amballazhit me del krejt e kunderta. Tani po friksohem aq shum sa nuk di cka ka pir femija im ne kto 14 muaj pasi nuk kisha qumesht gjiri per ta ushqyer.
Ju lutem publikojeni😭😭😭😭. Thjesht te informohen njerzit se me ca mbeturinash po i ushqejm femijet tan😕😕😕 Ai qe lexon lart Kendamil esht bler ne Angli ai tjr qe ska asgje te shkruar tek Dite e Nate ne Institut.”
Në denoncimin e saj, ajo tregon se është kthyer në Anglia dy ditë më parë dhe ka sjellë qumështin që për vajzën e saj në farmacinë Ditë & Natë të Eduart Currajt, qumështin pluhur të cilin e ka përdorur për 14 ditë.
Kur e krahasoi me produktin që gjeti në Shqipëri, ajo vuri re se nuk kishte asgjë të shkruar në ambalazhin e qumështit të blerë tek “Ditë & Natë” në Shqipëri. Kjo situatë e ka lënë të frikësuar dhe të pasigurt për atë çfarë ka konsumuar fëmija i saj gjatë gjithë kësaj periudhe, pasi nuk ka pasur mundësi të ushqejë me gji.
Nëna bën thirrje që ky denoncim të publikohet për të informuar prindërit dhe për të rritur ndërgjegjësimin mbi produktet që u ofrohen fëmijëve, duke i quajtur “mbeturina”. Ajo kërkon që autoritetet dhe farmacitë të jenë më të kujdesshme me produktet që shiten dhe të sigurojnë cilësinë e tyre.
JOQ ka kontaktuar për reagim me rrjetin e farmacive të Eduart Currajt, por deri në publikimin e këtij artikulli nuk ka arshur asnjë përgjigje.
Kujdesi dhe verifikimi i produkteve ushqimore për fëmijët është thelbësor, dhe ky denoncim ngre një çështje serioze për standardet e sigurisë dhe kontrollit të cilësisë në tregun shqiptar.
FACT CHECK:
Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
Gent Sejko
I pari në listë është Gent Sejko, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, i cili edhe pse e dinte për skemën zhvatëse të mikrokredive, nuk merrte masa, por “bashkëpunonte” me ta. Vetëvrasja e Pal Trashajt është edhe përgjegjësi e tij.
Agron Gaxho
Agron Gaxho, drejtori i spitalit në Elbasan, i cili shkarkoi nga puna një infermiere, me 34 vite punë, vetëm pse ajo denoncoi kushtet e këqija të spitalit në redaksinë e JOQ Albania. Vetëm një ditë pas denoncimit, Agron Gaxho firmosi lirimin e saj, me pretekstin se i ka prishur imazhin institucionit.
Anastas Angjeli
Anastas Angjeli, ish-ministri i cili po torturon shoferët shqiptarë, të cilët e kanë siguruar makinën me kompaninë e tij, “Ansig”. Shumë qytetarë e kanë denoncuar për mashtrime dhe zvarritje të procesit të dëmshpërblimit, madje kanë dyshime se kompania mund të ketë falimentuar fare pasi kanë mbi 1 vit që presin.
Gjovalin Loka
Gjovalin Loka, drejtori i policisë Korçë, i cili iu bënte presion dhe dhunonte fermerët që protestonin, duke urdhëruar efektivët e policisë, t’i shtynin sa më fort. Ai madje urdhëroi edhe gjobitjen e tyre, me vlera që shkonin deri në 1 milionë lekë. Nga pamjet u pa se si Gjovalini, kujdesej vetë që fermerët të mos ngrinin zërin, për hallin e tyre.
Atdhe Islami
Atdhe Islami, është pronari i një byrektoreje në Dhërmi, shpifës dhe abuzues i niveleve të larta. Përveçse i faturon pushuesit me çmime të larta në byrektoren e tij, por edhe shpif ndaj medias, JOQ, se e kanë shantazhuar dhe i kanë kërkuar lekë për publikimin e një fotoje.
Ermal Dredha
Ermal Dredha, kryebashkiaku i Vlorës, i cili duket se gjatë gjithë kohës është me pushime dhe ka harruar punët e qytetit. Zjarri në landfillin e mbeturinave, për të disatën herë në Vlorë, është përgjegjësi direkte e tij, pasi nuk mori masa paraprake dhe për disa ditë me radhë helmoi banorët dhe pushuesit.