Kush nuk do të dëshironte të fitonte më shumë para, apo të bëhej milioner brenda natës? Imagjinoni sikur të zbulonit një kasafortë të harruar në fund të dollapit, e cila mund t'ju sjellte miliona para.
Por për një person fatlum ishte blerja e një njësie magazinimi që i ndryshoi plotësisht jetën.
Sipas Dan Dotson, një nga yjet e serialit "Storage Wars" dhe ankandist, një klient bleu një njësi magazinimi të braktisur në ankand për vetëm 500 dollarë. Çdo njësi magazinimi që nuk është paguar për tre muaj rrjesht, lejohet të dalë në ankand, një fakt i njohur ky nga fansat e serialit.
Në këtë shfaqje, njerëzit blejnë njësi magazinimi të rastësishme me shpresën se do të gjejnë diçka të vlefshme brenda.
Pasi hapi njësinë e tij të re, burri fatlum zbuloi një kasafortë brenda saj, e cila përmbante plot 7.5 milionë dollarë. Ngjarjen e pabesueshme, Dan Dotson e ndau në një video në YouTube.
Megjithatë, blerësi i njësisë së magazinimit nuk arriti të mbante gjithë shumën për një arsye të pazakontë.
Në videon tre-minutëshe, Dan tregon sesi një grua e takoi në një event dhe i tha se një mik i familjes së saj kishte blerë një njësi magazinimi në ankandin që ai kishte organizuar. Të gjithë u habitën kur mësuan për grumbullin e parave që gjendej brenda.
Pronari i ri i njësisë mori një telefonatë të papritur nga avokati i pronarit të mëparshëm. Ata i ofruan burrit 600,000 dollarë për të kthyer njësinë dhe paratë, por më pas e rritën ofertën në 1.2 milionë dollarë.
Në fund, pronarët e rinj vendosën ta kthejnë njësinë dhe paratë, duke fituar një profit prej 1,199,500 dollarë. Jo keq, apo jo?
Dan mendon se vendimi për të kthyer paratë ishte i duhuri, pasi nuk dihej nga vinte kjo shumë e madhe.
FACT CHECK:
Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
Gent Sejko
I pari në listë është Gent Sejko, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, i cili edhe pse e dinte për skemën zhvatëse të mikrokredive, nuk merrte masa, por “bashkëpunonte” me ta. Vetëvrasja e Pal Trashajt është edhe përgjegjësi e tij.
Agron Gaxho
Agron Gaxho, drejtori i spitalit në Elbasan, i cili shkarkoi nga puna një infermiere, me 34 vite punë, vetëm pse ajo denoncoi kushtet e këqija të spitalit në redaksinë e JOQ Albania. Vetëm një ditë pas denoncimit, Agron Gaxho firmosi lirimin e saj, me pretekstin se i ka prishur imazhin institucionit.
Anastas Angjeli
Anastas Angjeli, ish-ministri i cili po torturon shoferët shqiptarë, të cilët e kanë siguruar makinën me kompaninë e tij, “Ansig”. Shumë qytetarë e kanë denoncuar për mashtrime dhe zvarritje të procesit të dëmshpërblimit, madje kanë dyshime se kompania mund të ketë falimentuar fare pasi kanë mbi 1 vit që presin.
Gjovalin Loka
Gjovalin Loka, drejtori i policisë Korçë, i cili iu bënte presion dhe dhunonte fermerët që protestonin, duke urdhëruar efektivët e policisë, t’i shtynin sa më fort. Ai madje urdhëroi edhe gjobitjen e tyre, me vlera që shkonin deri në 1 milionë lekë. Nga pamjet u pa se si Gjovalini, kujdesej vetë që fermerët të mos ngrinin zërin, për hallin e tyre.
Atdhe Islami
Atdhe Islami, është pronari i një byrektoreje në Dhërmi, shpifës dhe abuzues i niveleve të larta. Përveçse i faturon pushuesit me çmime të larta në byrektoren e tij, por edhe shpif ndaj medias, JOQ, se e kanë shantazhuar dhe i kanë kërkuar lekë për publikimin e një fotoje.
Ermal Dredha
Ermal Dredha, kryebashkiaku i Vlorës, i cili duket se gjatë gjithë kohës është me pushime dhe ka harruar punët e qytetit. Zjarri në landfillin e mbeturinave, për të disatën herë në Vlorë, është përgjegjësi direkte e tij, pasi nuk mori masa paraprake dhe për disa ditë me radhë helmoi banorët dhe pushuesit.