Paguajnë “qimet e kokës” te Hygeia, oligarku Klod Allajbeu i lë pacientët në kushte skandaloze

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 10.10.2024, 20:39

Një qytetar i revoltuar ka denoncuar kushtet e mjerueshme në spitalin Hygea, në pronësi të oligarkut Klod Allajbeu. Përmes disa fotove të dërguara në redaksinë e JOQ, qytetari ka treguar se si pacientët janë të detyruar të presin në këmbë, pasi karriget në zonën e pritjes janë të dëmtuara dhe të papërdorshme.

Ndërkohë që spitali i oligarkut Allajbeu kërkon tarifa të larta për shërbimet e tij, kushtet e ofruara janë larg standardeve të pritshme. Pacientët dhe të afërmit e tyre përballen me mungesë të theksuar të komoditeteve bazike, ndërsa vazhdojnë të paguajnë shuma marramendëse për kujdesin shëndetësor që u ofrohet.

Ky denoncim ngre shqetësime serioze mbi transparencën dhe përgjegjësinë e drejtuesve të institucioneve shëndetësore private, të cilat duhet të përmbushin standardet e duhura për pacientët që i besojnë shëndetin e tyre.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit