Tetori është sërish muaji ku argëtimi është në të vetmen platformë televizive, atë të të gjithë shqiptarëve me emocionet e Kombëtares së Shqipërisë dhe përfaqësueses së Kosovës, që do të luajnë ndeshjet më përcaktuese në Nations League. Kuqezinjtë e Sylvinhos janë gati për dy takimet më të rëndësishme të këtij edicioni të Ligës së Kombeve, teksa do të masin forcat me Çekinë dhe Gjeorgjinë në transferta. Në anën tjetër, dardanët vijojnë rrugëtimin e dytre drejt Ligës B me dy sfida delikate, ndaj Lituanisë dhe Qipros, me misionin për të marrë maksimumin.
Sfida përcaktuese, që do keni mundësi për t’i ndjekur e shijuar në kanalet SuperSport, me gjithë magjinë e tyre.
Krahas Kuqezinjve dhe Dardanëve, ekskluzivisht në DigitAlb do të vijnë Kombëtaret e Kontinentit më prestigjoze e të dashura për shqiptarët, me takimet më emblematike.
Magjisë së sportit në DigitAlb këtë muaj i bashkangjitet programacioni i përzgjedhur tek të gjitha kanalet e DigitAlb me ciklet dhe rubrika mbërthyese për çdo shije e për çdo moshë, serialet, dokumentarë në kanalet eksplorer, dhe programet për të gjithë vogëlushët.
Eksluzivisht për këto ditë emocionuese, DigitAlb ka një ofertë si asnjëherë me ulje çmimesh deri në 10,000 lekë në Paketat Familjare e Premium 12 mujore, në Platformat Tokësore, Satelitore dhe Stream përmes Aplikaconit DigitAlb për të gjithë shqiptarët kudo që ndodhen.
Këto janë vërtet DITËT TUAJA, prandaj nxitoni të përfitoni deri më 20 tetor.
DigitAlb, pjesë e familjes!
FACT CHECK:
Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
Gent Sejko
I pari në listë është Gent Sejko, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, i cili edhe pse e dinte për skemën zhvatëse të mikrokredive, nuk merrte masa, por “bashkëpunonte” me ta. Vetëvrasja e Pal Trashajt është edhe përgjegjësi e tij.
Agron Gaxho
Agron Gaxho, drejtori i spitalit në Elbasan, i cili shkarkoi nga puna një infermiere, me 34 vite punë, vetëm pse ajo denoncoi kushtet e këqija të spitalit në redaksinë e JOQ Albania. Vetëm një ditë pas denoncimit, Agron Gaxho firmosi lirimin e saj, me pretekstin se i ka prishur imazhin institucionit.
Anastas Angjeli
Anastas Angjeli, ish-ministri i cili po torturon shoferët shqiptarë, të cilët e kanë siguruar makinën me kompaninë e tij, “Ansig”. Shumë qytetarë e kanë denoncuar për mashtrime dhe zvarritje të procesit të dëmshpërblimit, madje kanë dyshime se kompania mund të ketë falimentuar fare pasi kanë mbi 1 vit që presin.
Gjovalin Loka
Gjovalin Loka, drejtori i policisë Korçë, i cili iu bënte presion dhe dhunonte fermerët që protestonin, duke urdhëruar efektivët e policisë, t’i shtynin sa më fort. Ai madje urdhëroi edhe gjobitjen e tyre, me vlera që shkonin deri në 1 milionë lekë. Nga pamjet u pa se si Gjovalini, kujdesej vetë që fermerët të mos ngrinin zërin, për hallin e tyre.
Atdhe Islami
Atdhe Islami, është pronari i një byrektoreje në Dhërmi, shpifës dhe abuzues i niveleve të larta. Përveçse i faturon pushuesit me çmime të larta në byrektoren e tij, por edhe shpif ndaj medias, JOQ, se e kanë shantazhuar dhe i kanë kërkuar lekë për publikimin e një fotoje.
Ermal Dredha
Ermal Dredha, kryebashkiaku i Vlorës, i cili duket se gjatë gjithë kohës është me pushime dhe ka harruar punët e qytetit. Zjarri në landfillin e mbeturinave, për të disatën herë në Vlorë, është përgjegjësi direkte e tij, pasi nuk mori masa paraprake dhe për disa ditë me radhë helmoi banorët dhe pushuesit.