Dy vëllezërit shqiptarë që vranë kushëririn e tyre mbrëmjen e së hënës në Greqi kanë dëshmuar tmerrin e përjetuar 12 vite më parë në duart e viktimës.
Enis Loka 17 vjeç dhe vëllai i tij Aleksandros Loka kanë treguar se kur kanë jetuar në Shqipëri, kushëriri i tyre Denis Loka i kishte ngacmuar seksualisht dhe abuzuar me ta.
Në deklaratat e tyre, dy vëllezërit përshkruajnë tmerrin që 28 -vjeçari u kishte bërë kur ishin 4 dhe 6 vjeç , ndërsa shprehen se përdhunuesi i tyre nuk pushoi së shqetësuari deri pak kohë më parë. Në fakt, siç thonë ata të dy, makthin që përjetuan e kishin mbajtur të fshehtë deri para 2 vitesh, kur 19-vjeçari , i shqetësuar nga karakteri i mbyllur i vëllait të tij të vogël, foli hapur për atë që kishte kaluar edhe ai...
“Ne kemi lindur në Greqi, por kur unë isha 6 vjeç (dhe vëllai im ishte 4 vjeç) ne u larguam si familje dhe jetuam për dy vjet në Shqipëri. Edhe kushëriri im ishte në një shtëpi aty pranë. Ky kushëriri im më ngacmonte seksualisht dhe bëhej më i dhunshëm me kalimin e kohës. Isha i ri, nuk e kuptoja, por pak nga pak e ndjeva se diçka nuk ishte normale. Këto gjëra ndodhën kur ne ishim atje për ato dy vjet. Më pas u kthyem në Greqi dhe qëndruam në Kypseli. Që atëherë e tutje u ndjeva sikur isha traumatizuar nga këto ngjarje dhe isha shumë i tërhequr. Kur u bëra 16 vjeç, ndjeva se diçka nuk shkonte. Ndërkohë nuk kisha folur me askënd për këto. Pashë që edhe vëllai im ishte shumë i tërhequr dhe nuk më fliste dhe mendova se edhe ai e kishte ngacmuar. Para dy vitesh folëm hapur me vëllain tim dhe ai më konfirmoi se gjatë kohës që ishim në Shqipëri, kushëriri po e ngacmonte. Prindërve u thamë vitin e kaluar në gusht, deri atëherë ata nuk dinin asgjë, por u tronditën kur e njoftuam. Ata thanë se ai na ka shkatërruar jetën. Babai im në një moment (tetor 2023) kontaktoi kushëririn dhe e pyeti nëse ishte e vërtetë dhe ai e pranoi dhe tha se ishin gabime që bëmë ne djemtë. Pas kësaj ai më dërgoi një mesazh për të kërkuar falje për atë që ndodhi në të kaluarën. Të dielën mbrëma ai dërgoi në Instagram që të takoheshim të gjithë bashkë për të biseduar dhe organizuam të takoheshim në Fokionos Negri të hënën 10.07.2024, në orën 20.30-21.00”.
Vëllai i tij i mitur konfirmon fjalët e 19-vjeçarit, duke theksuar, njëkohësisht, se makthi për fëmijët nuk u ndal 12 vite më parë. Shpesh 28-vjeçari komunikonte me të duke dërguar mesazhe nga rrjetet sociale, ndërkohë që ishte ai që priste takimin fatal me ta...
“Denisi është kushëriri ynë. Kur ishim të vegjël ai na ngacmoi seksualisht mua dhe vëllain tim kundër dëshirës tonë në Shqipëri ku jetonim të gjithë bashkë. Që atëherë nuk e kam parë, por herë pas here më dërgon mesazhe në aplikacionin Instagram dhe më pyet se çfarë po bëj. Sot na tha që të takohemi të gjithë bashkë në mbrëmje në rrugën Chanion. E kisha me vete një thikë për siguri”, ka rrëfyer në dëshminë e tij 17-vjeçari .