“I gënjyen se është procedurë rutinë”, mësuesit ndihmës detyrohen të firmosin dorëheqjen në Përrenjas

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 10.10.2024, 11:35

Në redaksinë tonë ka mbërritur një denoncim lidhur me ZVA në Përrenjas, sepse të gjithë mësuesit ndihmës, të cilët kanë vetëm një muaj që kanë filluar punë, po detyrohen të firmosin dorëheqjen.

Mësuesit ndihmës kanë nënshkruar kontratën deri në fund të vitit shkollor, konkretisht deri më 13 qershor 2025 dhe bazuar në kontratën që kanë firmosur, duhet të qëndrojnë në pozicionet e tyre deri në fund të vitit shkollor, përveçse në rastet kur emërohet një fitues nga portali i profilit për arsimin special.

Pretendimet se kjo është një "procedurë rutinë" nuk përputhen me praktikën e asnjë ZVA-je në vend. Pavarësisht kësaj klauzole, ata janë mashtruar për të besuar se largimi i tyre është thjesht pjesë e një procedure rutinë.

“Cfare po ndodh tek Zyra Vendore e Arsimit Perrenjas qe po i detyron te gjithe mesuesit ndihmes qe te firmosin doreheqjen nga puna edhe pse kane vetem 1 muaj qe kane filluar pune dhe kane kontrate deri ne fund te vitit shkollor pra qershor 2025? I kane genjyer se gjoja eshte procedure. Kjo eshte kontrata e firmosur deri ne 13.06.2025. Ku thote qe vetem ne rast se nuk paraqitet fitues nga portali i profilit arsim special. Dhe kjo eshte ajo qe i detyrojne te firmosim. Nderkohe qe ne asnje ZVA tjeter nk ndodh.”

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit