Më pak regjistrime, aktivistët thirrje ministres: “Ku janë studentët?”

Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 10.10.2024, 10:58

Në Universitetin Politeknik të Tiranës, Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, u përball me një pyetje sfiduese nga aktivistët e Lëvizjes për Universitetin gjatë një konference për shtyp në fillim të vitit të ri akademik.

Aktivistët shfrytëzuan këtë mundësi për të tërhequr vëmendjen ndaj problemeve në sistemin arsimor, duke përmendur mbylljen e disa degëve, kuotat e paplotësuara dhe zbrazjen e universiteteve të rretheve.

Manastirliu deklaroi se janë regjistruar rreth 20 mijë studentë, me mundësinë e regjistrimit të hapur për dy javët e para. Ajo nënvizoi se degët e shkencave të natyrës, si kimia farmaceutike dhe fizika kompjuterike, kanë ngjallur interes dhe po rifitojnë popullaritet.

Megjithatë, aktivistët e kundërshtuan, duke deklaruar se diplomat aktuale ndihen si një formë arratisjeje. Një nga aktivistet kritikoi ministren duke thënë se studentët po trajtohen si emigrantë në vendin e tyre.

Ministrja Manastirliu i ftoi aktivistët në një takim për diskutime, por ata u shprehën se për sa kohë që studentët konsiderohen klientë, bisedimet me qeverinë nuk janë të vlefshme. Sipas tyre, që nga miratimi i ligjit për arsimin e lartë në vitin 2014, situata është përkeqësuar.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Gent Sejko
    I pari në listë është Gent Sejko, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, i cili edhe pse e dinte për skemën zhvatëse të mikrokredive, nuk merrte masa, por “bashkëpunonte” me ta. Vetëvrasja e Pal Trashajt është edhe përgjegjësi e tij.
    Agron Gaxho
    Agron Gaxho, drejtori i spitalit në Elbasan, i cili shkarkoi nga puna një infermiere, me 34 vite punë, vetëm pse ajo denoncoi kushtet e këqija të spitalit në redaksinë e JOQ Albania. Vetëm një ditë pas denoncimit, Agron Gaxho firmosi lirimin e saj, me pretekstin se i ka prishur imazhin institucionit.
    Anastas Angjeli
    Anastas Angjeli, ish-ministri i cili po torturon shoferët shqiptarë, të cilët e kanë siguruar makinën me kompaninë e tij, “Ansig”. Shumë qytetarë e kanë denoncuar për mashtrime dhe zvarritje të procesit të dëmshpërblimit, madje kanë dyshime se kompania mund të ketë falimentuar fare pasi kanë mbi 1 vit që presin.
    Gjovalin Loka
    Gjovalin Loka, drejtori i policisë Korçë, i cili iu bënte presion dhe dhunonte fermerët që protestonin, duke urdhëruar efektivët e policisë, t’i shtynin sa më fort. Ai madje urdhëroi edhe gjobitjen e tyre, me vlera që shkonin deri në 1 milionë lekë. Nga pamjet u pa se si Gjovalini, kujdesej vetë që fermerët të mos ngrinin zërin, për hallin e tyre.
    Atdhe Islami
    Atdhe Islami, është pronari i një byrektoreje në Dhërmi, shpifës dhe abuzues i niveleve të larta. Përveçse i faturon pushuesit me çmime të larta në byrektoren e tij, por edhe shpif ndaj medias, JOQ, se e kanë shantazhuar dhe i kanë kërkuar lekë për publikimin e një fotoje.
    Ermal Dredha
    Ermal Dredha, kryebashkiaku i Vlorës, i cili duket se gjatë gjithë kohës është me pushime dhe ka harruar punët e qytetit. Zjarri në landfillin e mbeturinave, për të disatën herë në Vlorë, është përgjegjësi direkte e tij, pasi nuk mori masa paraprake dhe për disa ditë me radhë helmoi banorët dhe pushuesit.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit