“Mori levën, në ndihmë i erdhi i ati”, flet polici bashkiak i Vlorës që u dhunua barbarisht

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 10.10.2024, 11:00

Polici bashkiak i Vlorës, Bruno Jazaj është sulmuar brutalisht një ditë më parë në qytetin e Vlorës.

Sipas raportimeve, Jazaj ka pësuar dëmtime të rënda dhe është dërguar me urgjencë në spitalin e qytetit, ku po merr trajtim në pavionin e kirurgjisë.

Mendohet se arsyeja e sulmit lidhet me gjobat që ai kishte vendosur ndaj furgonëve të linjës që operojnë në zonat rurale.

Në deklaratën e tij nga spitali, Jazaj ka shpjeguar se u sulmua nga një i ri, dhe më pas iu bashkua babai i tij për ta ndihmuar në dhunën e ushtruar ndaj tij.

“Sapo mbylla punën shkova për të larë makinën mora në telefon të zotin e lavazhit. Sapo shkoj atje sapo zbres nga makina shikoj një djalë më flet nga larg ‘o gangster që vendos gjoba’. I thash çfarë ke, isha me uniformë veshur, i lodhur. Më tha mos i vendos më gjoba njerëzve, i thash po bëj punën e shtetit, më tha lëre punën e shtetit do bësh si të them unë, se s’e ke idenë çfarë të bëj. Më shau nga familja, në moment që i thash mbaji për vete, u drejtua për të më qëlluar.

Ngre duart për tu mbrojtur, më pas ai shkon të marrë një levë, ndërsa unë u futa në makinë dhe mora sallën operative. I njoftova që po më dhunojnë dhe po më bëjnë presion për shkak të detyrës, e më pas po prisja të vinin. Ai ka gërvishtur makinën me sende të forta, levë, dhe tentonte të thyente xhamin. Pas 3-4 minuta vjen një person tjetër, më zë rrugën e daljes me mjet, ky ishte babai i tij.

Djali ishte rreth të 30, babi 50 e pak. Në moment që e njihja dhe mendova që erdhi babi, hapa derën e makinës dhe dola për t’i folur. I them shihe djalin se nuk është mirë, më tha lëre djalin dhe më qëlloi, kishte një palë çelës anglez. Erdhi pronari lavazhit që ia hoqi çelësin nga dora. Erdhën të dy, derisa humba ndjenjat, dhe më qëlluan me grushte, unaza çfarë kishin. Me çelësin më kanë shkaktuar dëmtim në hundë.

Rreth dy orë kam qenë i pavetëdijshëm, doktori më tha që duhet të qëndrosh i shtruar. Me informacionet që mora, sepse këtu erdhi edhe OPGJ, policia ka kërkuar arrestim, ndërsa prokurorja Flora Çelaj i ka nxjerrë për tu gjykuar në gjendje të lirë. Pasi ndodhi gjithë kjo ngjarje, një familjar që ta shohin fëmijët në këtë gjendje.

Nuk më ka ndodhur asgjë më parë. Kam gjashtë vite që i njoh dhe nuk kam pasur konfrontim. Për një vit e gjysëm unë këtë person nuk e kam parë si fytyrë, jo më ta ndaloj. Janë Kristi e Todi Sota nga fshati Bestrovë”, tha polici.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Gent Sejko
    I pari në listë është Gent Sejko, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, i cili edhe pse e dinte për skemën zhvatëse të mikrokredive, nuk merrte masa, por “bashkëpunonte” me ta. Vetëvrasja e Pal Trashajt është edhe përgjegjësi e tij.
    Agron Gaxho
    Agron Gaxho, drejtori i spitalit në Elbasan, i cili shkarkoi nga puna një infermiere, me 34 vite punë, vetëm pse ajo denoncoi kushtet e këqija të spitalit në redaksinë e JOQ Albania. Vetëm një ditë pas denoncimit, Agron Gaxho firmosi lirimin e saj, me pretekstin se i ka prishur imazhin institucionit.
    Anastas Angjeli
    Anastas Angjeli, ish-ministri i cili po torturon shoferët shqiptarë, të cilët e kanë siguruar makinën me kompaninë e tij, “Ansig”. Shumë qytetarë e kanë denoncuar për mashtrime dhe zvarritje të procesit të dëmshpërblimit, madje kanë dyshime se kompania mund të ketë falimentuar fare pasi kanë mbi 1 vit që presin.
    Gjovalin Loka
    Gjovalin Loka, drejtori i policisë Korçë, i cili iu bënte presion dhe dhunonte fermerët që protestonin, duke urdhëruar efektivët e policisë, t’i shtynin sa më fort. Ai madje urdhëroi edhe gjobitjen e tyre, me vlera që shkonin deri në 1 milionë lekë. Nga pamjet u pa se si Gjovalini, kujdesej vetë që fermerët të mos ngrinin zërin, për hallin e tyre.
    Atdhe Islami
    Atdhe Islami, është pronari i një byrektoreje në Dhërmi, shpifës dhe abuzues i niveleve të larta. Përveçse i faturon pushuesit me çmime të larta në byrektoren e tij, por edhe shpif ndaj medias, JOQ, se e kanë shantazhuar dhe i kanë kërkuar lekë për publikimin e një fotoje.
    Ermal Dredha
    Ermal Dredha, kryebashkiaku i Vlorës, i cili duket se gjatë gjithë kohës është me pushime dhe ka harruar punët e qytetit. Zjarri në landfillin e mbeturinave, për të disatën herë në Vlorë, është përgjegjësi direkte e tij, pasi nuk mori masa paraprake dhe për disa ditë me radhë helmoi banorët dhe pushuesit.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit