Eleonora Toci, është 24-vjeçarja shqiptare që u vra në shtëpinë e saj në San Felice a Cancello, Itali nga bashkëshorti i saj Lulzim Toci.
30 vjeçari e mbyti gruan në shtratin e tyre para syve të fëmijëve të tyre të vegjël, 4 dhe 6 vjeç.
E reja kishte disa javë që kishte mbërritur në Itali me fëmijët dhe më në fund kishte bashkuar familjen, pasi bashkëshorti kishte kohë që jetonte dhe punonte në Caserta. Tani ajo, ai dhe fëmijët e tyre jetonin nën të njëjtën çati dhe sigurimi i një të ardhme për fëmijët ishte synimi i vetëm.
Por ditët e fundit bashkëshorti i saj nuk ndihej mirë dhe mëngjesin e 9 tetorit Lulzimi i shtrëngoi duart në qafë dhe nuk e la të lirë derisa gruaja vdiq. Në të njëjtën dhomë ishin fëmijët, 4 dhe 6 vjeç. Më pas Lulzimi u largua. Ai shkoi në shtëpinë e vëllait dhe i tha diçka kunatës së tij, e cila duke e parë atë të tronditur, dyshoi.
Kështu gruaja thirri Eleonorën, por njëri nga djemtë e saj u përgjigj. Në një video-telefonatë ai i tregoi nuses së xhaxhait trupin e nënës së tij. Gruaja thirri policinë. Lulzimi ishte disa hapa larg shtëpisë dhe pranoi menjëherë se kishte vrarë gruan e tij. Eleonora kishte vdekur në shtrat dhe fëmijët e saj të vegjël ishin pranë saj.
Lulzimi u arrestua. Marrja në pyetje zgjati disa orë sepse ai nuk e kuptonte mirë italishten duhej një përkthyes dhe mbi të gjitha sepse ishte në gjendje shoku dhe nuk mbante mend pothuajse asgjë. Në veçanti, ai nuk ishte në gjendje t'u jepte ndonjë motiv hetuesve. Fillimisht u fol për një mosmarrëveshje, hipotezë që më pas u hodh poshtë si për shkak se Lulzimi nuk e përmendi, ashtu edhe për shkak se fqinjët nuk raportuan asnjë ulërimë apo zhurmë tjetër që mund të sugjeronte diçka të ngjashme.
FACT CHECK:
Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
Gent Sejko
I pari në listë është Gent Sejko, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, i cili edhe pse e dinte për skemën zhvatëse të mikrokredive, nuk merrte masa, por “bashkëpunonte” me ta. Vetëvrasja e Pal Trashajt është edhe përgjegjësi e tij.
Agron Gaxho
Agron Gaxho, drejtori i spitalit në Elbasan, i cili shkarkoi nga puna një infermiere, me 34 vite punë, vetëm pse ajo denoncoi kushtet e këqija të spitalit në redaksinë e JOQ Albania. Vetëm një ditë pas denoncimit, Agron Gaxho firmosi lirimin e saj, me pretekstin se i ka prishur imazhin institucionit.
Anastas Angjeli
Anastas Angjeli, ish-ministri i cili po torturon shoferët shqiptarë, të cilët e kanë siguruar makinën me kompaninë e tij, “Ansig”. Shumë qytetarë e kanë denoncuar për mashtrime dhe zvarritje të procesit të dëmshpërblimit, madje kanë dyshime se kompania mund të ketë falimentuar fare pasi kanë mbi 1 vit që presin.
Gjovalin Loka
Gjovalin Loka, drejtori i policisë Korçë, i cili iu bënte presion dhe dhunonte fermerët që protestonin, duke urdhëruar efektivët e policisë, t’i shtynin sa më fort. Ai madje urdhëroi edhe gjobitjen e tyre, me vlera që shkonin deri në 1 milionë lekë. Nga pamjet u pa se si Gjovalini, kujdesej vetë që fermerët të mos ngrinin zërin, për hallin e tyre.
Atdhe Islami
Atdhe Islami, është pronari i një byrektoreje në Dhërmi, shpifës dhe abuzues i niveleve të larta. Përveçse i faturon pushuesit me çmime të larta në byrektoren e tij, por edhe shpif ndaj medias, JOQ, se e kanë shantazhuar dhe i kanë kërkuar lekë për publikimin e një fotoje.
Ermal Dredha
Ermal Dredha, kryebashkiaku i Vlorës, i cili duket se gjatë gjithë kohës është me pushime dhe ka harruar punët e qytetit. Zjarri në landfillin e mbeturinave, për të disatën herë në Vlorë, është përgjegjësi direkte e tij, pasi nuk mori masa paraprake dhe për disa ditë me radhë helmoi banorët dhe pushuesit.