Gjykata Kushtetuese e Maqedonisë së Veriut ka shfuqizuar ligjin që garanton barazinë në punësimin në administratën shtetërore për shqiptarët. Vendimmarrja është bërë me votim të fshehtë, ndërsa njëri prej anëtarëve shqiptarë të kësaj gjykate mungonte në këtë seancë.
Sipas shpjegimit paraprak të vendimit, Gjykata Kushtetuese e Maqedonisë së Veriut tha përmes kryetarit të saj se mekanizmi i njohur si ‘Balancuesi’ shkelte të drejtat dhe liritë e qytetarëve dhe diskriminonte përkatësinë etnike në konkurset për punësimet në administratë.
Një prej premtimeve elektorale të qeverisë së djathtë në Shkup ka qenë heqja e balancuesit me moton “Përgatitja profesionale mbi përkatësinë etnike të punësimeve”.
Shfuqizimin e këtij ligji, VMRO-DPMNE e kryeministrit Hristjan Mickoski e vendosi si kusht edhe për Koalicionin VLEN për ta pranuar në koalicionin e madh qeverisës të vendit.
Opozita shqiptare e udhëhequr nga BDI reagoi ashpër duke deklaruar se shfuqizimi i ligjit ën fjalë shkel rëndë marrëveshjen e Ohrit, ndërsa që nga ardhja në pushtet e VMRO-së në fund të qershorit, në Maqedoninë e Veriut janë larguar nga puna mbi 800 shqiptarë.
Tirana zyrtare ende nuk ka reaguar zyrtarisht për këtë fakt me ndonjë note proteste a diçka zyrtare, por është mjaftuar me deklaratat e Spiropalit nga Shkupi, duke thënë përciptazi për mediat "se ne e duam shumë gjuhën shqipe".
Sinjalizuesit gjithashtu raportojnë se gjuha shqipe është hequr nga shumë tabela rrugësh dhe emra institucionesh!
FACT CHECK:
Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
Gent Sejko
I pari në listë është Gent Sejko, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, i cili edhe pse e dinte për skemën zhvatëse të mikrokredive, nuk merrte masa, por “bashkëpunonte” me ta. Vetëvrasja e Pal Trashajt është edhe përgjegjësi e tij.
Agron Gaxho
Agron Gaxho, drejtori i spitalit në Elbasan, i cili shkarkoi nga puna një infermiere, me 34 vite punë, vetëm pse ajo denoncoi kushtet e këqija të spitalit në redaksinë e JOQ Albania. Vetëm një ditë pas denoncimit, Agron Gaxho firmosi lirimin e saj, me pretekstin se i ka prishur imazhin institucionit.
Anastas Angjeli
Anastas Angjeli, ish-ministri i cili po torturon shoferët shqiptarë, të cilët e kanë siguruar makinën me kompaninë e tij, “Ansig”. Shumë qytetarë e kanë denoncuar për mashtrime dhe zvarritje të procesit të dëmshpërblimit, madje kanë dyshime se kompania mund të ketë falimentuar fare pasi kanë mbi 1 vit që presin.
Gjovalin Loka
Gjovalin Loka, drejtori i policisë Korçë, i cili iu bënte presion dhe dhunonte fermerët që protestonin, duke urdhëruar efektivët e policisë, t’i shtynin sa më fort. Ai madje urdhëroi edhe gjobitjen e tyre, me vlera që shkonin deri në 1 milionë lekë. Nga pamjet u pa se si Gjovalini, kujdesej vetë që fermerët të mos ngrinin zërin, për hallin e tyre.
Atdhe Islami
Atdhe Islami, është pronari i një byrektoreje në Dhërmi, shpifës dhe abuzues i niveleve të larta. Përveçse i faturon pushuesit me çmime të larta në byrektoren e tij, por edhe shpif ndaj medias, JOQ, se e kanë shantazhuar dhe i kanë kërkuar lekë për publikimin e një fotoje.
Ermal Dredha
Ermal Dredha, kryebashkiaku i Vlorës, i cili duket se gjatë gjithë kohës është me pushime dhe ka harruar punët e qytetit. Zjarri në landfillin e mbeturinave, për të disatën herë në Vlorë, është përgjegjësi direkte e tij, pasi nuk mori masa paraprake dhe për disa ditë me radhë helmoi banorët dhe pushuesit.