Me helmeta në kokë, kamerat e sigurisë kapin dy vrasësit e shqiptarit në Itali

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 10.10.2024, 10:02

Dy persona, të identifikuar nga kamerat e sigurisë, janë të dyshuar për vrasjen e Beni Arshiajt, një muratori 37-vjeçar me origjinë shqiptare, i vrarë mbrëmjen e 6 tetorit në Oratoio të Pizës.

Ngjarja, e cila ndodhi gjatë një ceremonie në afërsi të kishës së San Michele, duket se ishte një pritë e planifikuar.

Viktima la pas gruan dhe dy fëmijë, dhe hetimet po përpiqen të zbardhin çdo detaj të mundshëm nga ngjarja. Policia po analizon pamjet e kamerave të dyqaneve dhe të individëve në zonë për të identifikuar dy personat, të cilët ishin të veshur me helmetë dhe ishin në vendin e ngjarjes në momentin e krimit.

Një skuter i gjetur i braktisur në një zonë industriale, rreth dy kilometra larg vendit të krimit, do të analizohet për të gjetur mbetje baruti dhe prova të tjera.

Në listën e elementëve që do të vlerësohen, është edhe fakti se furgoni në të cilin udhëtonte viktima ishte i regjistruar në emër të një kushëriri të bashkëshortes së tij, pronar i një kompanie të sistemeve elektrike në Vicopisano. Dhe është pikërisht ambienti familjar ku po heton policia.

Ndonëse, për momentin, në kërkim të motivit dhe vrasësve duket se nuk ka dalë asnjë element i dobishëm për të zbuluar pse Beni Arshiaj u ekzekutua në momentin që do të dilte nga furgoni për të hyrë në shtëpinë ku e prisnin bashkëshortja Ina dhe dy fëmijët e vegjël. Ndërkohë po hetohet gjithashtu nëse ka qenë i përfshirë në trafikun e drogës apo prostitucionit, si edhe gjakmarrja, por nuk ka rezultuar që ndonjë nga familjarët e tij të ketë kryer vrasje.

Për më tepër, do të kryhen hetime mbi numrat telefonik, pasi dy personat ishin duke përdorur celularë në momentin e krimit. Po ashtu, do të analizohen telefonat e viktimës për të zbuluar pista të dobishme lidhur me motivin e vrasjes.

Hetimet janë në vazhdim dhe autoritetet janë të angazhuara për të siguruar drejtësinë për viktimën dhe familjen e tij.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit