APEL PËR NDIHMË/ “Dua të largohem nga kjo botë”, zhduket i riu nga Tirana, mesazhi prekës që i dërgoi prindërve

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 10.10.2024, 00:01

Një apel për ndihmë urgjente ka mbërritur në redaksinë tonë, ku familja e Dorjanit, një i ri nga Tirana, po kërkon me dëshpërim ndihmë për të gjetur atë pas një mesazhi shqetësues që ka lënë për prindërit e tij.

Kusherira e tij ka ndarë me redaksinë tonë detajet dhe shqetësimin e thellë të familjes, e cila po kalon momente frike dhe ankthi.

Sipas mesazhit që Dorjani u ka dërguar prindërve të tij, ai ka shprehur falje që nuk u ka treguar mjaftueshëm dashurinë e tij dhe ka lënë të kuptohet se mund të ketë ndërmarrë një akt ekstrem, pasi nga mënyra si ka shkrojtur dallohet që ndodhet në një gjendje tepër të rënduar psikologjike.

Ai është baba i dy vajzave dhe ka një bashkëshorte, të cilët po luten për kthimin e tij të sigurt.

Dorjani është zhdukur që prej orës 2 të pasdites së sotme dhe familja e tij ka bërë gjithçka për ta gjetur, por deri tani pa rezultat. Familja është tejet e shqetësuar, veçanërisht pas mesazhit ku ai ka përmendur se do të dëgjojnë në lajme për të. Ata janë të shqetësuar edhe për faktin që edhe telefoni i tij është i fikur.

Familja i bën thirrje Dorjanit të kthehet tek vajzat e tij dhe të gjithë ata që kanë informacion të kontaktojnë menjëherë. Ata theksojnë se çdo problem mund të zgjidhet së bashku dhe nuk ka asnjë faj që nuk mund të falet.

Mesazhi i familjes është i qartë dhe prekës: "Dorjan, kthehu tek vajzat e tua, çdo problem do ta zgjidhim bashkë me gjithë familjen. Nuk e përballojmë dot humbjen tënde!"

Shpresojmë që ky apel të shpërndahet sa më shumë në mënyrë që të ndihmojmë familjen e Dorjanit në këtë kohë të vështirë dhe të ndihmojmë në gjetjen e tij shëndoshë e mirë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Gent Sejko
    I pari në listë është Gent Sejko, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, i cili edhe pse e dinte për skemën zhvatëse të mikrokredive, nuk merrte masa, por “bashkëpunonte” me ta. Vetëvrasja e Pal Trashajt është edhe përgjegjësi e tij.
    Agron Gaxho
    Agron Gaxho, drejtori i spitalit në Elbasan, i cili shkarkoi nga puna një infermiere, me 34 vite punë, vetëm pse ajo denoncoi kushtet e këqija të spitalit në redaksinë e JOQ Albania. Vetëm një ditë pas denoncimit, Agron Gaxho firmosi lirimin e saj, me pretekstin se i ka prishur imazhin institucionit.
    Anastas Angjeli
    Anastas Angjeli, ish-ministri i cili po torturon shoferët shqiptarë, të cilët e kanë siguruar makinën me kompaninë e tij, “Ansig”. Shumë qytetarë e kanë denoncuar për mashtrime dhe zvarritje të procesit të dëmshpërblimit, madje kanë dyshime se kompania mund të ketë falimentuar fare pasi kanë mbi 1 vit që presin.
    Gjovalin Loka
    Gjovalin Loka, drejtori i policisë Korçë, i cili iu bënte presion dhe dhunonte fermerët që protestonin, duke urdhëruar efektivët e policisë, t’i shtynin sa më fort. Ai madje urdhëroi edhe gjobitjen e tyre, me vlera që shkonin deri në 1 milionë lekë. Nga pamjet u pa se si Gjovalini, kujdesej vetë që fermerët të mos ngrinin zërin, për hallin e tyre.
    Atdhe Islami
    Atdhe Islami, është pronari i një byrektoreje në Dhërmi, shpifës dhe abuzues i niveleve të larta. Përveçse i faturon pushuesit me çmime të larta në byrektoren e tij, por edhe shpif ndaj medias, JOQ, se e kanë shantazhuar dhe i kanë kërkuar lekë për publikimin e një fotoje.
    Ermal Dredha
    Ermal Dredha, kryebashkiaku i Vlorës, i cili duket se gjatë gjithë kohës është me pushime dhe ka harruar punët e qytetit. Zjarri në landfillin e mbeturinave, për të disatën herë në Vlorë, është përgjegjësi direkte e tij, pasi nuk mori masa paraprake dhe për disa ditë me radhë helmoi banorët dhe pushuesit.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit