Një incident tragjik ndodhi gjatë një fluturimi nga Seattle drejt Stambollit, ku piloti 59-vjeçar, Ilcehin Pehlivan, ndërroi jetë në mes të fluturimit, duke detyruar bashkëpilotin të kryejnë një ulje emergjente në aeroportin JFK, New York.
Sipas raportimeve, fluturimi kishte përshkuar rreth tetë orë kur u mor vendimi për uljen emergjente. Përpjekjet për t'i dhënë ndihmën e parë kapitenit Pehlivan ishin të pasuksesshme, dhe për fat të keq, ai ndërroi jetë para se avioni të prekte tokën.
Një zëdhënës i linjës ajrore tha: "Piloti i fluturimit TK204 me Airbus 350 nga Seattle në Stamboll pësoi një kolaps gjatë fluturimit. Pavarësisht përpjekjeve për ndihmë të shpejtë, ai ndërroi jetë para uljes emergjente."
Kapiteni Pehlivan kishte shërbyer për Turkish Airlines që nga viti 2007 dhe gjatë kontrolleve të fundit shëndetësore nuk ishte konstatuar asnjë problem që mund të ndikonte në punën e tij.
Zëdhënësi i linjës ajrore shprehu ngushëllimet: "I shprehim mëshirën e Zotit kapitenit tonë dhe durim familjes së tij të pikëlluar, kolegëve dhe të dashurve të tij."
Shkaku i vdekjes së kapitenit nuk është konfirmuar ende.
FACT CHECK:
Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
Gent Sejko
I pari në listë është Gent Sejko, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, i cili edhe pse e dinte për skemën zhvatëse të mikrokredive, nuk merrte masa, por “bashkëpunonte” me ta. Vetëvrasja e Pal Trashajt është edhe përgjegjësi e tij.
Agron Gaxho
Agron Gaxho, drejtori i spitalit në Elbasan, i cili shkarkoi nga puna një infermiere, me 34 vite punë, vetëm pse ajo denoncoi kushtet e këqija të spitalit në redaksinë e JOQ Albania. Vetëm një ditë pas denoncimit, Agron Gaxho firmosi lirimin e saj, me pretekstin se i ka prishur imazhin institucionit.
Anastas Angjeli
Anastas Angjeli, ish-ministri i cili po torturon shoferët shqiptarë, të cilët e kanë siguruar makinën me kompaninë e tij, “Ansig”. Shumë qytetarë e kanë denoncuar për mashtrime dhe zvarritje të procesit të dëmshpërblimit, madje kanë dyshime se kompania mund të ketë falimentuar fare pasi kanë mbi 1 vit që presin.
Gjovalin Loka
Gjovalin Loka, drejtori i policisë Korçë, i cili iu bënte presion dhe dhunonte fermerët që protestonin, duke urdhëruar efektivët e policisë, t’i shtynin sa më fort. Ai madje urdhëroi edhe gjobitjen e tyre, me vlera që shkonin deri në 1 milionë lekë. Nga pamjet u pa se si Gjovalini, kujdesej vetë që fermerët të mos ngrinin zërin, për hallin e tyre.
Atdhe Islami
Atdhe Islami, është pronari i një byrektoreje në Dhërmi, shpifës dhe abuzues i niveleve të larta. Përveçse i faturon pushuesit me çmime të larta në byrektoren e tij, por edhe shpif ndaj medias, JOQ, se e kanë shantazhuar dhe i kanë kërkuar lekë për publikimin e një fotoje.
Ermal Dredha
Ermal Dredha, kryebashkiaku i Vlorës, i cili duket se gjatë gjithë kohës është me pushime dhe ka harruar punët e qytetit. Zjarri në landfillin e mbeturinave, për të disatën herë në Vlorë, është përgjegjësi direkte e tij, pasi nuk mori masa paraprake dhe për disa ditë me radhë helmoi banorët dhe pushuesit.