“Ke frikë të shtrohesh”, shqiptari i RMV denoncon kushtet skandaloze në spitalin e Strugës

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 09.10.2024, 21:48

Një shqiptar nga Maqedonia e Veriut ka denoncuar në redaksinë e JOQ Albania gjendjen skandaloze të spitalit të Strugës. Ai ka dërguar foto që tregojnë kushte të papranueshme higjieno-sanitare, me myk dhe papastërti nëpër dhoma, korridore dhe banjo. Mesazhi i tij është një thirrje për reagim urgjent nga institucionet.

"Shpresoj që këto foto të shihen edhe nga ata që drejtojnë shtetin ose komunën e Strugës, që të ndërhyjnë sa më shpejt. Është turp i vërtetë që një qytet si Struga të ketë një spital në këtë gjendje. Në spital ka frikë të shtrohesh, ku ka mungesë të madhe pastërtie dhe as produkte bazike higjiene nuk gjenden," shprehet denoncuesi ndër të tjera, duke ngritur zërin kundër keqmenaxhimit të fondeve publike.

Qytetari akuzon se buxheti i caktuar për mirëmbajtjen dhe rinovimin e spitaleve përfundon në xhepat e zyrtarëve të korruptuar, ndërsa populli është ai që vuan më shumë nga ky skandal. Ai i bën thirrje publikut dhe institucioneve të ndërmarrin masa për të përmirësuar situatën, duke theksuar se kushtet aktuale në spitalin e Strugës janë të papranueshme për një vend që pretendon të ofrojë kujdes shëndetësor bazë.

Apeli i tij është urgjent dhe kërkon veprim të menjëhershëm nga autoritetet për t’i dhënë fund kësaj situate skandaloze.

Mesazhi i plotë i denoncueses:

Mirmbrema te nderuar , shpresoj te jeni mir. Nese mundeni shperndani keto foto ju lutem te shohin ndoshta edhe ata qe drejtojn shtetin ose komunen e Struges se ne qfar gjendje te mjerueshme e kan len Spitalin e Struges. Besoj se Shteti si shtet shperndan Buxhet per rinovimin mirmbajtejen e Spitaleve por gjithmon keto para perfundojn ne xhepin e hajdutve ne xhepin e gabuar. Populli si popull esht ai qe e han me keq sepse ne nje Spital ku ka myk ku ka papasterti ne dhomat mos folim per Banjat dhe Dushet ne qfar gjendje jan ku as nje shampo nuk ka me qka te pastroj nejri duart. Nje turp i vertet per nje qytet si Struga dhe nje turp i madh per ate Kryetar qe drejton Strugen! Ktu ke frige te shtrohesh ne spital. Ju falminderoj nga zemra nese e postoni.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Gent Sejko
    I pari në listë është Gent Sejko, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, i cili edhe pse e dinte për skemën zhvatëse të mikrokredive, nuk merrte masa, por “bashkëpunonte” me ta. Vetëvrasja e Pal Trashajt është edhe përgjegjësi e tij.
    Agron Gaxho
    Agron Gaxho, drejtori i spitalit në Elbasan, i cili shkarkoi nga puna një infermiere, me 34 vite punë, vetëm pse ajo denoncoi kushtet e këqija të spitalit në redaksinë e JOQ Albania. Vetëm një ditë pas denoncimit, Agron Gaxho firmosi lirimin e saj, me pretekstin se i ka prishur imazhin institucionit.
    Anastas Angjeli
    Anastas Angjeli, ish-ministri i cili po torturon shoferët shqiptarë, të cilët e kanë siguruar makinën me kompaninë e tij, “Ansig”. Shumë qytetarë e kanë denoncuar për mashtrime dhe zvarritje të procesit të dëmshpërblimit, madje kanë dyshime se kompania mund të ketë falimentuar fare pasi kanë mbi 1 vit që presin.
    Gjovalin Loka
    Gjovalin Loka, drejtori i policisë Korçë, i cili iu bënte presion dhe dhunonte fermerët që protestonin, duke urdhëruar efektivët e policisë, t’i shtynin sa më fort. Ai madje urdhëroi edhe gjobitjen e tyre, me vlera që shkonin deri në 1 milionë lekë. Nga pamjet u pa se si Gjovalini, kujdesej vetë që fermerët të mos ngrinin zërin, për hallin e tyre.
    Atdhe Islami
    Atdhe Islami, është pronari i një byrektoreje në Dhërmi, shpifës dhe abuzues i niveleve të larta. Përveçse i faturon pushuesit me çmime të larta në byrektoren e tij, por edhe shpif ndaj medias, JOQ, se e kanë shantazhuar dhe i kanë kërkuar lekë për publikimin e një fotoje.
    Ermal Dredha
    Ermal Dredha, kryebashkiaku i Vlorës, i cili duket se gjatë gjithë kohës është me pushime dhe ka harruar punët e qytetit. Zjarri në landfillin e mbeturinave, për të disatën herë në Vlorë, është përgjegjësi direkte e tij, pasi nuk mori masa paraprake dhe për disa ditë me radhë helmoi banorët dhe pushuesit.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit