Jessica Waite, një vejushë kanadeze, pranoi se kishte ngrënë hirin e bashkëshortit të saj të ndjerë pasi zbuloi tradhtinë e tij. Pas vdekjes së burrit, në vitin 2015, shkroi një memoar të titulluar "A Widow’s Guide to Dead Bastards", ku përshkroi tronditjen që ndjeu kur zbuloi jetën e dyfishtë të bashkëshortit të saj.
Ajo e zbuloi tradhtinë rastësisht, teksa po kërkonte numrin e spitalit të Houstonit, ku ai kishte vdekur gjatë udhëtimit të punës. Kur kërkoi "Houston" në iPad-in e tij, pa që ai kishte kërkuar "Houston escorts". Mandej, zbuloi se ai takohej rregullisht me eskorta dhe kishte marrë me qira një apartament në Kolorado për t’u takuar me to. Gjithashtu, pa se kishte ruajtur shumë video pornografike.
E tronditur, Waite përzjeu një pjesë të hirit me jashtëqitjet e qenit të saj dhe e hodhi në kopsht. Në një çast dëshpërimi ajo hëngri pak nga hiri i tij.
"Kam përdhosur hirin e tij. Por më pas, në dëshpërim dhe faj, e mora dhe e hëngra. Në dorë e ndieja të thatë, më të ashpër sesa pluhuri i pjekjes dhe më të grimcuar se kripa. Ndërsa shija i përngjante shijes së lotëve dhe mineraleve."
Megjithatë, ajo pranoi se në atë periudhë ishte e shkëputur nga realiteti dhe reagimet e njerëzve ishin të shumta. Disa e quanin veprimin e saj të pështirë dhe të çuditshëm.
Megjithatë, Waite ka vazhduar jetën dhe tani është e lidhur me dikë tjetër, ndonëse dhimbja e tradhtisë e shoqëron çdo ditë.
FACT CHECK:
Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
Gent Sejko
I pari në listë është Gent Sejko, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, i cili edhe pse e dinte për skemën zhvatëse të mikrokredive, nuk merrte masa, por “bashkëpunonte” me ta. Vetëvrasja e Pal Trashajt është edhe përgjegjësi e tij.
Agron Gaxho
Agron Gaxho, drejtori i spitalit në Elbasan, i cili shkarkoi nga puna një infermiere, me 34 vite punë, vetëm pse ajo denoncoi kushtet e këqija të spitalit në redaksinë e JOQ Albania. Vetëm një ditë pas denoncimit, Agron Gaxho firmosi lirimin e saj, me pretekstin se i ka prishur imazhin institucionit.
Anastas Angjeli
Anastas Angjeli, ish-ministri i cili po torturon shoferët shqiptarë, të cilët e kanë siguruar makinën me kompaninë e tij, “Ansig”. Shumë qytetarë e kanë denoncuar për mashtrime dhe zvarritje të procesit të dëmshpërblimit, madje kanë dyshime se kompania mund të ketë falimentuar fare pasi kanë mbi 1 vit që presin.
Gjovalin Loka
Gjovalin Loka, drejtori i policisë Korçë, i cili iu bënte presion dhe dhunonte fermerët që protestonin, duke urdhëruar efektivët e policisë, t’i shtynin sa më fort. Ai madje urdhëroi edhe gjobitjen e tyre, me vlera që shkonin deri në 1 milionë lekë. Nga pamjet u pa se si Gjovalini, kujdesej vetë që fermerët të mos ngrinin zërin, për hallin e tyre.
Atdhe Islami
Atdhe Islami, është pronari i një byrektoreje në Dhërmi, shpifës dhe abuzues i niveleve të larta. Përveçse i faturon pushuesit me çmime të larta në byrektoren e tij, por edhe shpif ndaj medias, JOQ, se e kanë shantazhuar dhe i kanë kërkuar lekë për publikimin e një fotoje.
Ermal Dredha
Ermal Dredha, kryebashkiaku i Vlorës, i cili duket se gjatë gjithë kohës është me pushime dhe ka harruar punët e qytetit. Zjarri në landfillin e mbeturinave, për të disatën herë në Vlorë, është përgjegjësi direkte e tij, pasi nuk mori masa paraprake dhe për disa ditë me radhë helmoi banorët dhe pushuesit.