Administratorja e fasonerisë në Elbasan është nën hetim dhe procedim penal, pasi mbante punonjës të paregjistruar dhe nuk deklaronte të ardhurat në organet tatimore.
Bëhet fjalë për shtetasen me inicialet F. D., 47 vjeçe, banore në qytet, e cila po procedohet penalisht, ngaqë në biznesin e saj u gjetën punonjës të paregjistruar.
Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare njoftoi sot (9 Tetor) se ka referuar çështjen në Prokurori dhe ka filluar ndjekjen penale ndaj sipërmarrëses.