Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë pas raportimit nga një qytetar, ka gjetur një biznes i cili ishte duke operuar ilegalisht pa licencë, merrej me trajtimin- përpunimin e nënprodukteve të kafshëve të therura.
Përveç mungesës se dokumentacionit, hapësirat nuk posedonin kushtet teknike sanitare, minimale për të ushtruar veprimtarinë.
“Ekipi inspektues menjëherë ka urdhëruar largimin, tërheqjen e mbetjeve të nënprodukteve shtazore, për të penguar çfarëdo rreziku qe mund të shkaktohet nga ndotja. Po ashtu ka bërë mbylljen e subjektit. Lokacioni do të mbahet i mbikëqyrur nga organet shtetërore dhe njëkohësisht ndaj operatorit do të iniciohet procedura për gjykatë.
Çdo operatorë ekonomik i cili nuk përmbush kriteret ligjore për të ushtruar llojin dhe natyrën e veprimtarisë ekonomike. Përveç se bie ndesh me ligjin ai njëkohësisht mund ta rrezikojë shëndetin publikë.
Menjëherë pas masave ekzekutive të mbylljes, Do të përballet edhe me masat vijuese të ndjekjes përmes organeve të drejtësisë. AUV falënderon raportuesin dhe bënë thirrje edhe për të tjerët qe të raportojnë kurdo qe shohin veprime qe rrezikojnë shëndetin publikë dhe ambientin. Rasti i është trajtuar nga Inspektorët veterinarë zyra regjionale e AUV-së Prizren, sasi e produkteve të ndaluar- larguara është rreth 500 kg” thuhet në njoftimin e AUV.
FACT CHECK:
Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
Gent Sejko
I pari në listë është Gent Sejko, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, i cili edhe pse e dinte për skemën zhvatëse të mikrokredive, nuk merrte masa, por “bashkëpunonte” me ta. Vetëvrasja e Pal Trashajt është edhe përgjegjësi e tij.
Agron Gaxho
Agron Gaxho, drejtori i spitalit në Elbasan, i cili shkarkoi nga puna një infermiere, me 34 vite punë, vetëm pse ajo denoncoi kushtet e këqija të spitalit në redaksinë e JOQ Albania. Vetëm një ditë pas denoncimit, Agron Gaxho firmosi lirimin e saj, me pretekstin se i ka prishur imazhin institucionit.
Anastas Angjeli
Anastas Angjeli, ish-ministri i cili po torturon shoferët shqiptarë, të cilët e kanë siguruar makinën me kompaninë e tij, “Ansig”. Shumë qytetarë e kanë denoncuar për mashtrime dhe zvarritje të procesit të dëmshpërblimit, madje kanë dyshime se kompania mund të ketë falimentuar fare pasi kanë mbi 1 vit që presin.
Gjovalin Loka
Gjovalin Loka, drejtori i policisë Korçë, i cili iu bënte presion dhe dhunonte fermerët që protestonin, duke urdhëruar efektivët e policisë, t’i shtynin sa më fort. Ai madje urdhëroi edhe gjobitjen e tyre, me vlera që shkonin deri në 1 milionë lekë. Nga pamjet u pa se si Gjovalini, kujdesej vetë që fermerët të mos ngrinin zërin, për hallin e tyre.
Atdhe Islami
Atdhe Islami, është pronari i një byrektoreje në Dhërmi, shpifës dhe abuzues i niveleve të larta. Përveçse i faturon pushuesit me çmime të larta në byrektoren e tij, por edhe shpif ndaj medias, JOQ, se e kanë shantazhuar dhe i kanë kërkuar lekë për publikimin e një fotoje.
Ermal Dredha
Ermal Dredha, kryebashkiaku i Vlorës, i cili duket se gjatë gjithë kohës është me pushime dhe ka harruar punët e qytetit. Zjarri në landfillin e mbeturinave, për të disatën herë në Vlorë, është përgjegjësi direkte e tij, pasi nuk mori masa paraprake dhe për disa ditë me radhë helmoi banorët dhe pushuesit.